S’ka ligj për Qeverinë “Haradinaj”


Gazeta Express
29 Maj 2019 8:19

Ndonëse hartimi i ligjit për Qeverinë ka nisur që prej vitit të kaluar, ai ende nuk ka përfunduar tërësisht dhe nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim.

Ky projektligj, që është në hartim e sipër, do ta përcaktojë një numër standard për ministritë, zëvendësministrat dhe këshilltarët në Qeverinë e Kosovës. Mirëpo, ende nuk është bërë e qartë nëse ndryshimet në të do ta përfshijnë Qeverinë aktuale.

Opozita, por edhe njohës të çështjeve politike në vend theksuan nevojën për një ligj të tillë, që sipas tyre do ta rriste produktivitetin në Qeveri, por edhe do ta kursente buxhetin e Kosovës me zvogëlim të stafit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi, ka thënë për “Zërin” se projektligji ende është në diskutim dhe pritet që pas përfundimit t’i vijë Kuvendit në seancë për miratim.

Mirëpo, Isufi theksoi se ende nuk është vendosur nëse zbatimi i këtij ligji do të nisë me qeverinë “Haradinaj”.

Te fundit


Kthehu lart