S’ka futboll për Cristiano Ronaldon, do të qëndrojë në shtëpi - Gazeta Express
string(59) "ska-futboll-per-cristiano-ronaldon-do-te-qendroje-ne-shtepi"

Futboll

Gazeta Express

27/11/2020 14:59

S’ka futboll për Cristiano Ronaldon, do të qëndrojë në shtëpi

Futboll

Gazeta Express

27/11/2020 14:59

Cristiano Ronaldo raportohet se do të pushohet për ndeshjen e Juventusit me Beneventon të shtunën, por është rikthyer Leonardo Bonucci.

Sipas Sky Sport Italia, trajneri Andrea Pirlo, ka vendosur që të bëjë rrotacione dhe t’i japë pushim disa futbollistëve.

Lexo Edhe:

Ronaldo po lufton me Zlatan Ibrahimovicin për epitetin e më të mirit në Serie A, por duket se sa i përket golave, nuk mund të shmanget këtë sezon.

Raportohet se CR7 do të qëndrojë në Torino, s’do të udhëtojë me skuadrën – çka do të thotë se Paulo Dybala ose Dejan Kulusevski mund të startojë me Alvaro Moratan.

Danilo gjithashtu mund të pushohet, nëse Bonucci është i gatshëm që jo vetëm të kthehet në skuadër, por edhe të startojë. /Gazeta Express/