“S’ka drejtësi, s’ka paqe” – Dortmundi u bashkohet protestave në SHBA - Gazeta Express
string(62) "ska-drejtesi-ska-paqe-dortmundi-u-bashkohet-protestave-ne-shba"

“S’ka drejtësi, s’ka paqe” – Dortmundi u bashkohet protestave në SHBA

Gazeta Express

06/06/2020 22:28

Lojtarët e Borussia Dortmundin mbajtën bluza të veçanta me thënien “S’ka drejtësi, s’ka paqe” (para ndeshjes të së shtunës, për t’u solidarizuar me protestat që kanë shpërthyr në SHBA që nga java e kaluar pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Para ndeshjes kundër Hertha Berlinit në Signal Iduna Park në kuadër të Bundesligës, lojtarët e Dortmundit dolën në fushë për t’i bërë nxehjet para ndeshjes me bluza me sloganin “S’ka drejtësi, s’ka paqe”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lojtarët e dy skuadrave u ulën në gjunjë para ndeshjes, veprim identifikues për lëvizjen “Black Lives Matter” (shqip: “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”), ndërsa lojtarët e Dortmundit mbajtën veshur edhe një bluzë kur fjalët “i bardhë”, “i zi”, “i verdhë” dhe “i kuq” ishin të fshira me një vizë mbi to, ndërsa ishte lënë fjala “njeri” në fund.

Afro-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-së pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën e javës së kaluar, u arrestua tre ditë më vonë. Ndaj tij u ngrit fillimisht akuzë për vrasje të rangut të tretë, e cila më vonë u ndryshua në akuzë për vrasje të rangut të dytë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë, edhe pasi u arrestuan edhe tre policët e tjerë të përfshirë në këtë incident, me akuzën dhe kanë ndihmuar dhe e kanë lejuar një vrasje të rangut të dytë. /Gazeta Express/