“S'ka bir k*rve të…”, kryeministri Rama me fjalor banal në filmin e Ermal Mamaqit - Gazeta Express
string(75) "ska-bir-krve-te-kryeministri-rama-me-fjalor-banal-ne-filmin-e-ermal-mamaqit"

Gazeta Express

29/01/2020 13:29

“S’ka bir k*rve të…”, kryeministri Rama me fjalor banal në filmin e Ermal Mamaqit

Gazeta Express

29/01/2020 13:29

Kryeministri Edi Rama është një ndër aktorët pjesmarrës në filmin “I Love Tropoja, të realizuar nga Ermal Mamaqi. Por, deri më tani dinim vetëm faktin se Edi Rama do të ishte në rolin e dajës së aktorit kryesor, Mamaqit.

Prej disa kohësh është zbuluar se kryeministri i vendit, Edi Rama, është një nga personazhet e njohur që Ermal Mamaqi ka zgjedhur për të qenë pjesë e filmit të tij, “I love Tropoja”.

Lexo Edhe:

Në intervista të ndryshme Ermali ka zbuluar se Rama do të jetë në rolin e dajës së aktorit kryesor. Por së fundmi kanë dalë edhe disa pjesë që kryeministri ka thënë gjatë rolit të tij.

Teksa po zhvillohet dasma e dy aktorëve kryesorë, Rama futet në banket dhe me zë të lartë përdor një fjalor të ashpër.

“S’ka bir none dhe bir kurve të martojë Landin me zor,”- thotë Edi Rama në pjesën e filmuar dhe më pas shton: “Kush i bon presion çunit tonë ktu mo?”.

Nuk dihet ende nëse do të ketë më shumë dalje në film kryeministri, apo është vetëm kjo pjesa që Ermali ka zgjedhur që Rama të jetë protagonist.