“S’je për presidente”, Osmani zbulon reagimin e qeverisë kur u prezantoi planin 7-pikësh për ushtarët - Gazeta Express
string(97) "sje-per-presidente-osmani-zbulon-reagimin-e-qeverise-kur-u-prezantoi-planin-7-pikesh-per-ushtaret"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 23:49

“S’je për presidente”, Osmani zbulon reagimin e qeverisë kur u prezantoi planin 7-pikësh për ushtarët

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 23:49

Presidentja e gjashtë Kosovës, Vjosa Osmani, dhe njëherit kandidatja e LDK-së për presidente, e cila është bartëse e listës së kësaj partie në zgjedhjet e nesërme, në një intervistë në “Debat Plus”, ka folur edhe për kushtet e ushtarëve të Kosovës.

Ajo ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Kurti nuk ua ka dhënë shtesat e rrezikshmërisë, ani pse ato u takojnë ushtarakëve.

“Mëditjet për trajnime, të cilat zakonisht janë mbi një muaj, nuk u jepen dhe detyrohen ushtarakët, të cilët fitojnë bursë në disa prej akademive më të njohura në botë e që janë në Amerikë dhe Angli, mos me shku, thjeshtë sepse nuk kanë me çka me pagu ushqimin”.

“Janë edhe shtesat për ushtarakët të cilët punojnë me ndërrime dhe detyrohet ushtari i FSK-së me shku me punu si bodyguard në klub të natës për me mbajt familjen gjallë, kjo është turp”, ka thënë ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se kur e ka ngritur si çështje përmes një plani shtatëpikësh, është përdorur si arsyetim me i thënë që s’je për presidente.

Ajo ka treguar se mbi 1000 ushtarakë janë detyruar me e çu shtetin në gjykatë për atë çka u takon.

“Na duhet me mendu se qysh me i ngrit pagat e jo me ardh aty para meje me u kesh e me thanë hajt se nuk meritojnë ata më shumë. Me ardh para meje e me thanë me mburrje ‘jau kemi ulë gjeneralëve pagat’”, ka thënë Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement