Situatë shqetësuese në Maqedoni/ Brenda 24 orëve - 89 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima - Gazeta Express
string(90) "situate-shqetesuese-ne-maqedoni-brenda-24-oreve-89-raste-te-reja-me-covid-19-dhe-7-viktima"

Situatë shqetësuese në Maqedoni/ Brenda 24 orëve – 89 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima

Gazeta Express

01/06/2020 13:41

Shifra shqetësuese gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar edhe 89 raste të reja me COVID-19, nga 727 testime të bëra, shkruan Gazeta Express.

Raportohet për 7 viktima gjatë ditës së djeshme. 2 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 2 nga Tetova dhe një nga Struga.

Lexo Edhe:

Të infektuarit e rinj janë nga: Shkup (35), Kumanovë (12), Tetovë (7), Koçani (4), dhe nga një në Prilep, Gostivar, Strumicë, Gjevgjeli dhe Shën Nikollë.

Janë regjistruar edhe 17 persona të shëruar plotësisht pas dy testimeve të njëpasnjëshme negative.