Situatë shqetësuese në Maqedoni/ Brenda 24 orëve – 101 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima - Gazeta Express
string(91) "situate-shqetesuese-ne-maqedoni-brenda-24-oreve-101-raste-te-reja-me-covid-19-dhe-3-viktima"

Situatë shqetësuese në Maqedoni/ Brenda 24 orëve – 101 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima

Gazeta Express

03/06/2020 12:59

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 970 teste të realizuara, 101 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip 7, Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Ohër 1, Kavadarci 1, Gostivar 3, Koçani 3, Probishtip-2.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një viktimë është nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova.

Lexo Edhe:

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 1 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.492 persona me koronavirus, prej të cilëve 1605 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 144 pacientë.  Për momentin ka 743 raste aktive.