Situatë e re, e rëndë në arsim: Shkak pagat e shtatorit - Gazeta Express
string(53) "situate-e-re-e-rende-ne-arsim-shkak-pagat-e-shtatorit"

Situatë e re, e rëndë në arsim: Shkak pagat e shtatorit

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 11:59

Ministria e Financave nuk do t’i kompensojë pagat për punonjësit e sektorit publikë që kanë mbajtur grevë gjatë muajit të kaluar, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë sot se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë, mbështetet në ligj.

Lexo Edhe:

“Po e qartë, megjithatë Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin  apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”, tha Kusari-Lila.

“Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat, parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët të cilët nuk janë në vendin e punës”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se pushteti është në pritje të azhurnimit të listave të punonjësve të cilët kanë qenë në grevë nga organizatat buxhetore, kryesisht komunat.

“Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore në këtë rast që të bëjnë azhurnimin e listës”, përfundoi ajo.

Pas një muaji grevë në arsim, të hënën ka filluar procesi mësimor në Kosovë.

Ndërkohë, Rrahman Jashari tha se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet.

“Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dal pagat ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri me 5 tetor, shërbyesve civil iu kanë dal pagat ndërsa në sistemi arsimor, ne gëzohemi që ata kanë paga por Qeveria ish dashtë të veproj njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi që ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”.

E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nëse deri të enjten nuk ekzekuton pagat për grevistët.