Situata në veri, flet një zyrtar i Policisë së Kosovës: Personat e maskuar janë larguar - Gazeta Express
string(85) "situata-ne-veri-flet-nje-zyrtar-i-policise-se-kosoves-personat-e-maskuar-jane-larguar"

Situata në veri, flet një zyrtar i Policisë së Kosovës: Personat e maskuar janë larguar

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 10:01

Një zyrtar i Policisë së Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se situata në veri të Kosovës është aktualisht e qetë dhe “nuk ka persona të maskuar në rrugë, të cilët janë parë në orët e mëngjesit”.

“Personat e maskuar kanë qenë aty gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, por tani janë larguar”, ka thënë ky zyrtar policor.

Lexo Edhe:

Aktualisht nuk ka patrulla të policisë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por vetëm në lagjen multi-etnike, Mëhalla e Boshnjakëve.