Situata në Spanjë vështirëson anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Gazeta Express
11 Nëntor 2019 14:45

Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, mirëpo kanë humbur shumicën, meqë partitë e krahut të djathtë kanë shënuar fitore të mëdha. Partia Popullore konservatore është renditur e dyta dhe partia e të djathtës ekstreme, Vox ka fituar më shumë se dyfishin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke u shndërruar në partinë e tretë më të fuqishme në këtë shtet. Këto kanë qenë zgjedhjet e katërta që janë mbajtur në Spanjë në katër vjetët e fundit. Këtë herë, socialistët kanë fituar 120 ulëse nga 350 sa janë në total, apo tri më pak në krahasim me zgjedhjet e muajit prill. Pablo Iglesias, lider i krahut të majtë, Podemos, ka paralajmëruar se ky proces vetëm ka forcuar të djathtën ekstreme. Podemos është aleat politik natyral i Partisë Socialiste.

Megjithatë, një koalicion në mes të të dyja grupeve sërish nuk do të arrinte numrin e duhur për shumicë parlamentare. Kjo situatë do të ndikojë në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi Spanja duhet të ratifikojë Protokollin. Situata e dalë pas zgjedhjeve më shumë mund ta çojë Spanjën sërish në zgjedhje, në rast se nuk arrihet kompromis për formimin e Qeverisë.

Te fundit


Kthehu lart