Situata në Klinë: 26 mësues të infektuar me COVID-19, 13 nxënës në vetizolim - Gazeta Express
string(72) "situata-ne-kline-26-mesues-te-infektuar-me-covid-13-nxenes-ne-veteizolim"

Gazeta Express

17/11/2020 14:55

Situata në Klinë: 26 mësues të infektuar me COVID-19, 13 nxënës në vetizolim

Gazeta Express

17/11/2020 14:55

Gjendja shkaku i pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendimin për caktimin e disa masave, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e premtja e javës së kaluar.

Lexo Edhe:

Ani pse u mbyllën universitetet, shkollat fillore vazhduan më mësim fizik, por që herë pas here disa nga to po vazhdojnë mësimin online për shkak të të infektuarve.

Edhe në Komunën e Klinës, në institucionet shkollore ka pasur jo pak të infektuar si në mësimdhënës ashtu edhe në nxënës.

Enver Gashi, Drejtor i Arsimit në këtë komunë, ka thënë për IndeksOnline se pavarësisht gjendjes, po bëhet e pamundur që procesi mësimor të realizohet në objekte shkollore, pasi që sipas tij mësimi online s’është mënyra e duhur, pikërisht për shkak të gjendjes financiare.

“Çdo shkollë raporton në DKA dhe pastaj edhe DKA-ja në Inspektoriatin  e Arsimit. Sipas vizitave në shkolla dhe raportet e drejtorëve është duke u bërë e pamundur që procesi mësimor të realizohet në objekte shkollore sepse duke ditur gjendjen financiare të shumë mësimdhënësve dhe nxënësve dhe disa faktorëve tjerë,  mësimi online nuk është mënyra e duhur e zhvillimit të mësimit. Objekte shkollore  dizenfektohen nga punëtorët e tyre cdo ditë, po ashtu janë duke u respektuar masat anti-covid të caktuara nga Insituti kombëtar i shëndetësisë, mbajtja e maska, dizenfektimi i duarve, mbajtja e higjienës dhe distancës, ulja e vetëm një nxënësit në bankë etj”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se ditëve të fundit në shkolla gjendja është rënduar, pasi që si pasojë e kontakteve, po rezultojnë pozitiv me COVID mësimdhënës e nxënës.

“Megjithatë gjendja në shkolla ka disa ditë që është renduar për shkak të rritjes së rasteve të të prekurve me Covid apo familjarëve të tyre.

Me fillimin e vitit  shkollor janë testuar 50 mësimdhënës, ku 8 nga ta rezultuan pozitiv, si pasojë e kësaj u mbyll çerdhja “Xhevë Lladrovci”, e pas dy javësh filloi prapë punën. Pastaj në vazhdimësi kemi pasur lajmërime të rasteve të rralla në shkolla, por aktualisht i kem 26 mësimdhënës pozitiv, 2 punëtorë ndihmës, kurse të vetëzioluar si raste kontatkti  23.

Disa nga ta tashmë janë në përfundim dhe presim nga java ardhshme të kthehen në pune”, thotë i pari i arsimit në Klinë.

Sa i përket nxënësve të cilët janë të vetëizoluar si pasojë e familjarëve të tyre të infektuar, janë gjithsej 13 në këtë komunë. Ndërsa nga dje dy shkolla kanë kaluar online me vendim të MSH-së.

“Nga data 16.11.2020 me vendim të Minisitrit të Shëndetësisë ka kaluar në mësim online komplet shkolla SHFMU “Motrat Qiriazi” Klinë,  kurse shkolla SHMP “Fehmi Agani” në Klinë në objekt shkollor ka vetem klasat e 10-ta, kurse 11 dhe 12-ta jane online.  Shkollat tjera janë duke punuar në objekte shkollore apo sipas skenarit A te MASH”.

Ndërsa i njëjti thotë se s’ka informata të sakta se edhe sa mostra janë dërguar për testim në IKSHPK, pasi që sipas tij ka shumë mësimdhëmës që po testohen edhe në mënyrë vetanake