Situata me Covid-19 në Pejë: Drejtori i Shëndetësisë jep detaje - Gazeta Express
string(62) "situata-me-covid-19-ne-peje-drejtori-i-shendetesise-jep-detaje"

Situata me Covid-19 në Pejë: Drejtori i Shëndetësisë jep detaje

Gazeta Express

08/07/2020 10:15

Gjatë ditës së djeshme, Peja ishte në mesin e komunave me më së shumti raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka thënë për Gazetën Sinjali se mbrëmë kanë rezultuar 13 raste të reja me koronavirus duke çuar numrin në rreth 70 raste aktive.

Lexo Edhe:

Loci ka thënë se tre persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Infektivë.

“Raste aktive i kemi afërsisht 70  në Komunën e Pejës. Mbrëmë kemi pas 13 raste të reja dhe 5 persona të shëruar. Për momentin janë tre perona të shtrirë në Klinikën Infektive. Në 10 ditshin e fundit janë rrit rastet e vdekjeve”, ka thënë Petrit Loci për Gazetën Sinjali.

Në javët e fundit numri i personave të prekur dhe vdekje-ve nga koronavirusi është rritur dukshëm në Kosovë.