Situata emergjente me ujin e pijshëm në Gjilan, Haradinaj premton angazhimin e Qeverisë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 12:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Haradinaj ka thënë se është diskutuar për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.

“Për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijshëm, ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik”.

Haradinaj tha se Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës, si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijshëm për komunën e Gjilanit.

Te fundit


Kthehu lart