Sistemi arsimor në Kosovë dhe kriza e saj – vështrim i shkurt - Gazeta Express

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/03/2019 12:04

Sistemi arsimor në Kosovë dhe kriza e saj – vështrim i shkurt

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/03/2019 12:04

Megjithëse zgjidhja e këtyre problemeve themelore nuk është e lehtë, sistemi arsimor urgjentisht ka nevojë për ristrukturim, në mënyrë që të përafrohet me nevojat e tregut. Më poshtë, disa nga masat e nevojshme, të cilat mund të sjellin përmirësime të dukshme në sistemin arsimor

Fadil Sahiti

Sot, parlamenti i Kosovës do të mbajë një seancë speciale (të jashtëzakonshme) kushtuar situatës në sistemin arsimor të vendit. Në të vërtetë, kriza e sistemit arsimor daton shumë më herët, i ka rrënjët qysh prej vitit 1989 kur statusi autonom i Kosovës në kushtetutën federale të vitit 1974 u shfuqizua. Si rezultat i të ashtuquajturave ‘masa të jashtëzakonshme’ të zbatuara nga regjimi serb, shumica e nxënësve shqiptarë ishin përzënë nga klasat e tyre. Qysh prej asaj kohe, ky sistem i arsimit kurrë nuk mund të arrijë të rifitojë fijet me trendet e edukimin bashkëkohor.

Situata pas luftës nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, duket sikur ky sistem ka tanimë ka humbur seriozisht lidhjen me trendet normale të arsimit modern. Ky sistem nuk arrin të gjenerojë resurse humane të cilat do të adresonin në mënyrë adekuate nevojat e tregut. Ekziston një dështim sistematik në sistemin arsimor të Kosovës, i cili është shkaktohet kryesisht nga struktura e saj. Sektori i arsimit nuk është në linjë me nevojat e tregut të punës, duke rezultuar në punësim të ulët të të diplomuarve, kryesisht për shkak të mungesës së aftësive të punës që të diplomuarit marrin nga shkollimi i tyre. Studentët marrin njohuri shumë të gjera dhe teorike, me fare pak punë praktike në formë të internshipit. Megjithëse gjysma e nxënësve të arsimit të mesëm të lartë zgjedhin arsimin profesional, ata fare pak, apo fare nuk kanë kurse praktike dhe të aplikuara. Arsimi dhe trajnimet profesionale vokacionale nuk janë në përputhje me nevojat e tregut. Kosova ka filluar të zbatojë parimet e SBA për Evropën, por duket qe akoma nuk ka një kornizë adekuate për promovimin e të nxënit të ndërmarrësisë në arsimin e lartë. Rezultatet në OECD (2016) tregojnë se Kosova është duke mbetur prapa shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me studimet që lidhen me ndërmarrësi dhe përfshirjen e ndërmarrësisë në sistemin arsimor.

Është e qartë se sistemi i arsimit vuan nga shumë mangësi. Duhet të adresohet kjo histori e gjatë e shkollave dhe nxënësve me performancë të dobët krahasuar me vendet e tjera (bazuar në rezultatet e PISA). Megjithëse zgjidhja e këtyre problemeve themelore nuk është e lehtë, sistemi arsimor urgjentisht ka nevojë për ristrukturim, n Është e qartë se sistemi i arsimit vuan nga shumë mangësi. Duhet të adresohet bishti i gjatë i shkollave dhe nxënësve me performancë të dobët krahasuar me vendet e tjera (bazuar në rezultatet e PISA). Megjithëse zgjidhja e këtyre problemeve themelore nuk është e lehtë, sistemi arsimor urgjentisht ka nevojë për ristrukturim që të përafrohet me nevojat e tregut. m Është e qartë se sistemi i arsimit vuan nga shumë mangësi. Duhet të adresohet bishti i gjatë i shkollave dhe nxënësve me performancë të dobët krahasuar me vendet e tjera (bazuar në rezultatet e PISA). Megjithëse zgjidhja e këtyre problemeve themelore nuk është e lehtë, sistemi arsimor urgjentisht ka nevojë për ristrukturim, n Është e qartë se sistemi i arsimit vuan nga shumë mangësi. Duhet të adresohet bishti i gjatë i shkollave dhe nxënësve me performancë të dobët krahasuar me vendet e tjera (bazuar në rezultatet e PISA). Megjithëse zgjidhja e këtyre problemeve themelore nuk është e lehtë, sistemi arsimor urgjentisht ka nevojë për ristrukturim, në mënyrë që të përafrohet me nevojat e tregut.

Pa pretenduar se unë posedoj një recetë se si me magji mund të zgjidhen problemet e grumbulluara me dekada, në vijim janë të paraqitura disa nga masat e nevojshme, të cilat mund të sjellin përmirësime të dukshme në sistemin arsimor.

Së pari, për të përmirësuar performancën e shkollave, do të nevojitet një regjim inspektimi strikt dhe i qëndrueshëm. Kjo do të përmirësonte qeverisjen, udhëheqjen dhe menaxhim adekuat në të gjitha nivelet në institucioneve arsimore.

Së dyti, është e domosdoshme të përcaktohen standardet, të cilat do të zbatohen për të adresuar performancën e dobët të shkollave dhe mësuesve. Synimet e performancës duhet të jenë specifike dhe të përafruara me strategjinë e përcaktuar në kornizën për inspektimet shkollore.

Së treti, cilësia e mësimdhënies duhet të përmirësohet nëpërmjet kushteve të për pranim dhe largim nga puna e mësimdhënies. Procesi i rekrutimit të mësuesve duhet të depolitizohet dhe rekrutimi i mësuesve duhet të përqendrohet sipas performances së tyre akademike, si dhe përvojës së punës. Mësimdhënësit duhet të punësohen bazuar në periudhën provuese prej dy deri në katër vjet. Zbatimi i këtyre propozimeve do të kërkojë një strategji të dedikuar, komunikim transparent dhe stimulime financiare dhe jofinanciare.

Fadil Sahiti

Profesor në RIT Kosovo