Simptomat e veshtirësisë së frymëmarrjes - Gazeta Express
string(40) "simptomat-e-veshtiresise-se-frymemarrjes"

Shneta

Gazeta Express

20/01/2022 11:55

Simptomat e veshtirësisë së frymëmarrjes

Shneta

Gazeta Express

20/01/2022 11:55

Mungesa e frymëmarrjes (frymëzënja) përshkruhet si një nga ndjesitë më të sikletshme. Njerëzit që e përjetojnë këtë patologji të quajtur ndryshe “dyspnea” e përshkruajnë si një shtrëngim intensiv në gjoks dhe në rastin më të keq një ndjenjë paniku ose mbytjeje.

Simptomat e veshtirësisë së frymëmarrjes në rastet më të rënda janë:

Lexo Edhe:

-Frymëmarrje e shpejtë

-Rrahje të forta të zemrës

-Gulçim në kraharor

-Këmbët dhe duart marrin ngjyrë të kaltër nga mungesa e oksigjenit

Çfarë duhet të bejmë kur ndjejmë vështirësi në frymëmarrje?

Nëse papritmas e keni të vështirë të merrni frymë, qëndroni të qetë dhe përpiquni të gjeni burimin e problemit. Situatat akute që përgjithësisht shkaktojnë vështirësi të frymëmarrjes mund të japin një çelës të rëndësishëm për shkakun themelor të këtij problemi. Në disa raste alergjitë (të tilla si myk ose polenet) mund të shkaktojnë problem në frymëmarrje, si edhe pluhuri ose ndotësit në mjedis, siç është monoksidi i karbonit.

Çfarë duhet të kemi parasysh!

-Ndaloni duhanin, rreziku për tu prekur nga sëmundjet e zemrës, të mushkërive dhe kancerit fillon të bjerë edhe nëse keni qënë përdorues i rregullt i duhanit prej vitesh.

-Shmangni ekspozimin ndaj ambjenteve të ndotura sa më shumë që të jetë e mundur, për të shmangur alergjitë e frymëmarrjes nga toksinat mjedisore.

-Humbni peshën nëse jeni mbipeshë dhe kujdesuni të jeni gjatë gjithë kohës në një peshë normale trupore

-Shmangni stërvitjen në lartësi më të larta se 1,524 metra

Shkaqe të tjera të gulçimeve në kraharor përfshijnë:

-Obeziteti

-Mungesa e aktivitetit fizik

-Problemet e ritmit të zemrës për shembull, një rrahje zemre e parregullt (fibrilacioni atrial) mund të bëjë që zemra të mos funksionojë mirë, kështu që oksigjeni nuk pompohet në trup siç duhet. Kjo sjell frymaëmarrje të shpejt për të marrë më shumë oksigjen në mushkëritë tuaja ndërkohë që frymëmarrja e shpejtë ju bën të ndiheni pa frymë.

-Anemia

-Hipertensioni

-Sëmundje intersticiale të mushkërive

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten