Që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, një nga aspektet thelbësore për të kuptuar nëse jemi infektuar apo jo, ishte dallimi i simptomave. Kryesoret janë temperatura dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Në rastet e rënda, vështirësia në frymëmarrje.
Por, një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.
Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rikuperuar. Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...