Simpatizantë të LDK-së e të VV-së përplasen në Podujevë, shihet edhe Agim Bahtiri - Gazeta Express
string(78) "simpatizante-te-ldkse-e-te-vvse-perplasen-ne-podujeve-shihet-edhe-agim-bahtiri"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 15:01

Simpatizantë të LDK-së e të VV-së përplasen në Podujevë, shihet edhe Agim Bahtiri

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 15:01

Simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë grumbulluar në Podujevë, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, raporton Express.

Por, gjatë kohës sa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po mbante fjalim, aktivistë të Vetëvendosjes kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat për kryetar të kësaj komune.

Lexo Edhe:

Pas këtij veprimi, raportohet se ka pasur edhe përplasje mes aktivistëve të dy partive. Ndërkohë, në mesin e aktivistëve të VV-së shihet edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndryshe, zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën. Në garë për të parin e komunës janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së. /Gazeta Express