Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, e ka këshilluar Kosovën që të dalë me deklarata më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Evropian, lidhur me mosliberalizimin e vizave, raporton Gazeta Express.
Në një reagim në Twitter, Simmons ka thënë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.
“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së”?”, ka shkruar Simmons.
Is it not time that Kosovo said to the EU: “We are tired of the games you are playing. There will be no further cooperation with you unless and until we see some progress from the EU side”? https://t.co/6nSgtts0bt
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) February 28, 2021
Bashkimi Evropian, ndonëse ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ende nuk ka marrë vendim që t’ua heq kosovarëve regjimin e vizave.
Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Për këtë, ai kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. /Express/