Simiq: Presim që Lajçak t'ua kujtojë zyrtarëve të Kosovës detyrimin për ta krijuar Asociacionin - Gazeta Express
string(93) "simiq-presim-qe-lajcak-tua-kutoje-zyrtareve-te-kosoves-detyrimin-per-ta-krijuar-asociacioninn"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 13:40

Simiq: Presim që Lajçak t’ua kujtojë zyrtarëve të Kosovës detyrimin për ta krijuar Asociacionin

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 13:40

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se ai pret që vizita e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak t’ia kujtojë Prishtinës detyrimet e nënshkruara në Bruksel, të cilat tha se nuk janë përmbushur deri më sot, transmeton Gazeta Express.

Simiq thekson se, “së bashku me Prishtinën, Bashkimi Evropian ka pjesën e tij të përgjegjësisë për faktin se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është krijuar për gati tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes”.

Lexo Edhe:

“Unë pres nga vizita e Lajçak t’ia kujtojë Prishtinës detyrimet që ata morën përsipër duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, të cilat ende nuk janë përmbushur sot. Së pari, dua të them formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Simiq.

Siç është paralajmëruar, Lajcak vjen sot në Prishtinë dhe pritet të qëndrojë në Kosovë deri më 3 mars. Pastaj ai do të qëndrojë në Beograd më 3 dhe 4 mars.

Nga Beogradi, Lajçak niset për në Podgoricë më 4 mars. /Express/