Simeone flet sërish për të ardhmen e tij, duket se po paralajmëron largimin nga Atletico Madridi - Gazeta Express
string(95) "simeone-flet-serish-per-te-ardhmen-e-tij-duket-se-po-paralajmeron-largimin-nga-atletico-madridi"

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 9:25

Simeone flet sërish për të ardhmen e tij, duket se po paralajmëron largimin nga Atletico Madridi

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 9:25

Diego Simeone ka rihapur spekulimet mbi planet e tij afatgjata.

Argjentinasi është trajneri që ka qëndruar më së shumti në krye të një skuadre në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Simeone e ka ringjallur Atleticon që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2011, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Nën drejtimin e tij, skuadra nga Madridi ka fituar dy tituj kampioni të ligës, në vitin 2014 dhe 2021.

Krahas sukseseve në Spanjë, ai fitoi gjithashtu dy tituj kampioni në Ligën e Evropës, në vitin 2012 dhe 2018, teksa e dërgoi skuadrën edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2014 dhe 2016.

Megjithatë, kohës së Simeones në kryeqytetin spanjoll duket se po i vjen fundi, pasi ka ngecje në bisedimet për rinovimin e kontratës.

“Ne jemi të trishtuar që nuk jemi ende në Kupën dhe Ligën e Kampionëve, por unë jam i qetë dhe kjo është më e mira që një person mund të kërkojë”, u shpreh argjentinasi.

“Që kur erdha në klub, kam dhënë gjithçka. Do të jap gjithmonë gjithçka, deri në ditën e fundit që jam këtu”, shtoi 52-vjeçari.

“Më kanë mbetur edhe një vit e gjysmë nga kontrata ime dhe do të jap gjithçka deri në ditën e fundit dhe jam shumë i emocionuar për këtë”, deklaroi Simeone.

Sipas raportimeve në Spanjë, Diego Simeone mund të joshet që të fillojë një aventurë të re. Kohëve të fundit ishte raportuar se ai do të largohet nga “Wanda Metropolitano” pas përfundimit të sezonit. /Gazeta Express/