Simeone e konfirmon: Felixi pësoi lëndim serioz


Gazeta Express
19 Tetor 2019 20:53

Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone e ka konfirmuar se lëndimi i Joao Felixit në barazimin 1:1 kundër Valencias të shtunën është serioz dhe se ai pritet të mundojë në ndeshjen e radhës.

19-vjeçari portugez, Joao Felix, e detyrua të largohet nga fusha e ndeshjen kundër Valencias në minutën e 78-të, pasi që një përplasje me mesfushorin Daniel Parejon e la atë me kyçin e këmbës të lënduar, transmeton Gazeta Express.

Pasi që veçse i kishte përdorur tri zëvendësimet e tij për këtë ndeshje, Atletico Madridi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë për minutat e fundit të ndeshjes, kur Valencia arriti ta barazojë rezultatin përmes një gjuajtje të lirë të Parejos në minutën e 82-të.

Kur u pyet për lëndimin e Felixit pas ndeshjes, Simeone tha: “Unë nuk kam folur me të, por mendova se lëndimi nuk ishte serioz. Por, mjeku më tha se lëndimi është serioz. Shpresojmë se do të na kthehet shpejt”.

Klubi gjithashtu e ka konfirmuar se portugezi e ka pësuar një lëndim serioz në kyçin e këmbës, duke bërë kështu që të pritet mungesa e tij në ndeshjen e së martës kundër Bayer Leverkusenit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pasi i ishte bashkuar Atleticos nga Benfica për një shumë rekorde prej 126 milionë eurosh gjatë verës, Felixi ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Atleticos deri më tani, duke i regjistruar tri gola dhe një asist. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart