Silva bëhet viral për veprimin e tij gjatë gardës së nderit për Liverpoolin - Gazeta Express
string(75) "silva-behet-viral-per-veprimin-e-tij-gjate-gardes-se-nderit-per-liverpoolin"

Gazeta Express

03/07/2020 13:42

Silva bëhet viral për veprimin e tij gjatë gardës së nderit për Liverpoolin

Gazeta Express

03/07/2020 13:42

Tifozët e Liverpoolit e kanë kritikuar Bernardo Silvan, pasi ylli i Manchester Cityt refuzoi t’i duartrokasë lojtarët e Liverpoolit gjatë gardës së nderit për nder të kampionëve të rinj të Anglisë, të enjten në Etihad.

Manchester City e kishte konfirmuar se do ta priste Liverpoolin me gardë të nderit në Etihad, pasi disfata e djemve të Pep Guardiolës kundër Chelseat të enjten e kaluar ia siguroi Liverpoolit titullin e kampionit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Manchester Cityt e mbajti fjalën të enjten dhe lojtarët e Liverpoolit u mirëpriten në fushën e lojës me gardë të nderit para fillimit të ndeshjes.

Megjithatë, mesfushori Bernardo Silva nuk iu bashkëngjit bashkëlojtarëve të tij t’i duartrokasë lojtarët e Liverpoolit. Në vend të kësaj, ai shihet duke pirë nga shishja e tij e ujit, gjë që i ka zemëruar tifozët e Liverpoolit.

Manchester City e mposhti Liverpoolin në këtë ndeshje me rezultat bindës 4:0, falë dy golave të shënuara nga Raheem Sterling dhe golave të Kevin de Bruynes dhe Phil Fodenit. /Gazeta Express/