“Sikur ra gjylja, na u trondit shtëpia”, fqinja tregon tmerrin e shpërthimit me tritol në Gjirokastër - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

21/11/2019 12:39

“Sikur ra gjylja, na u trondit shtëpia”, fqinja tregon tmerrin e shpërthimit me tritol në Gjirokastër

Ballina

Gazeta Express

21/11/2019 12:39

Një shpërthim i fuqishëm tritoli në shtëpinë e Fadil Toles tronditi fshatin Shtepëz të Gjirokastrës.

Për fat të mirë nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa Abc News ka siguruar dëshminë e fqinjes së kësaj familjeje, e cila thotë se janë tmerruar nga ajo që dëgjuan.

“Sikur ra gjyle, na u tund shtepia. Edhe tërmet të kishte rënë nuk do ishte tundur kaq shumë. Dëgjuam një zhurmë shumë të madhe mbrëmë, por nuk e dinim ku. Dolëm të trembur duke thirrur se çfarë ndodhi. Tani në mëngjes e morëm vesh çfarë ndodhi”, shprehet fqinja.

Policia dyshon se shpërthimi ishte një paralajmërim për familjen Tole.

Ndërkohë që fqinja thotë se ata janë familje pa probleme.

“Punojnë me lulet, nuk dimë të kenë probleme”, thotë ajo.