“Sikur më prisnin mishin, nuk ndaloja dot…”, rrëfimi rrëqethës i ish-përdoruesit të drogës, baba i dy fëmijëve - Gazeta Express
string(104) "sikur-me-prisnin-mishin-nuk-ndaloja-dot-rrefimi-rreqethes-i-ish-perdoruesit-te-droges-baba-i-dy-femijeve"

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 21:32

“Sikur më prisnin mishin, nuk ndaloja dot…”, rrëfimi rrëqethës i ish-përdoruesit të drogës, baba i dy fëmijëve

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 21:32

Një 36-vjeçar nga Tirana, babai i dy fëmijëve rrëfen historinë tronditëse të jetës së tij në emisionin “Jeta pa filtër” përballë psikologes Ervisa Lula. Kur ishte vetëm 7 vjeç filloi të pinte drogëra të cilat ia ofronin njerëz të tjerë më të rritur, atij dhe shokëve të tij.

Fillimisht kanabis e më pas heroinë nga e cila kuptoi shumë shpejt se nuk mund të shkëputej dot më.

Lexo Edhe:

Ai tregon detaje rrëqethëse në lidhje me efektet që droga jepte mbi trupin dhe jetën e tij, si u arratis i vetëm në Itali kur ishte fare i vogël dhe raportin aktual me gruan dhe vajzat.

Psikologia Lula: Kur e ka marrë vesh familja jote të vërtetën?
F.N : Kur kisha përfunduar në shiringë, isha degraduar komplet.

Psikologia Lula: Cilat ishin shqetësimet që pate?
F.N: Pasoja nga më ekstremet, përfundova edhe në burg. Isha i detyruar të vidhja, nuk kisha si ta gjeja dot ndryshe drogën.

Psikologia Lula: Nuk arrije dot më të qëndroje pa atë?
F.N: Jo ishte e pamundur, atëherë nuk kishte as terapi me metadon, asnjë kurë.

Psikologia Lula: Ke shkuar vetë në spital apo të ka çuar dikush?
F.N: Asnjëherë s’kam shkuar në spital, të gjitha herët që e kam lënë e kam lënë vetë me vullnetin tim.

Psikologia Lula: Sa herë ke tentuar ta lësh?
F.N: Shumë here.

Psikologia Lula: Pse je rikthyer?
F.N: Po s’kam duruar dot më, nuk ka patur një kurë. Mund të durosh durosh durosh, ju që se keni provuar i keni thjesht vetëm fjalë të thjeshta që mund ti thoni. Por ai që e ka provuar është sikur po ta shpojnë mishin me thika, sikur…

Në fund të intervistës 36-vjeçari ka dhënë një mesazh për vajzat dhe gruan e tij, e cila e ka mbështetur në të gjitha sfidat. “Jeta pa filtër” transmetohet çdo të mërkurë dhe të premte në ekranin e News24./BW