Sigurohen teste të mjaftueshme për rifillim më të sigurt të futbollit në Kosovë - Gazeta Express
string(79) "sigurohen-teste-te-mjaftueshme-per-rifillim-me-te-sigurt-te-futbollit-ne-kosove"

Gazeta Express

01/06/2020 12:37

Sigurohen teste të mjaftueshme për rifillim më të sigurt të futbollit në Kosovë

Gazeta Express

01/06/2020 12:37

Derisa në këtë javë do të rifillojë futbolli kosovar në Ipko Superligën e Kosovës dhe në Digitalb Kupë ka ardhur një siguri më e madhe për mbrojtjen e futbollistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë karshi pandemisë COVID-19.

Kjo për shkak se në Kosovë tashmë kanë ardhur rreth 10 mijë teste tjera për koronavirus, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre pritet të përdoret për futbollin, përkatësisht për ta mbajtur nën kontroll shëndetin e futbollistëve që do ta vazhdojnë garën futbollistike.

Lexo Edhe:

Kështu ka thënë presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili bashkë me biznesmenët tjerë, Lazim Destani dhe Nazmi Viqa, ia siguruan Kosovës donacionin prej rreth 10 mijë testeve, të cilat do të përdoren për qytetarët e vendit dhe një pjesë do t’i lihet në dispozicion sportit.  

Siç dihet, Federata e Futbollit e Kosovës e ka lejuar vazhdimin e garave në IPKO Superligë dhe Digitalb Kupë, por jo edhe në Ligën e Parë dhe kategoritë tjera ku garat është deshtë t’i anulojë shkaku i koronavirusit. /GazetaExpress/