Sigal Prishtina është mposhtur thellë nga ekipi Kalev Cramo në FIBA Europe Cup.
Prishtinasit u mposhtën me rezultat 98:61,
duke mos pasur gjasa për fitore, shkruan Gazeta Express.
Qysh nga çereku i parë, Kalev krijoi epërsinë
prej tre pikëve, të cilën shkoi vetëm duke e rritur.
Në pjesën e parë, rezultati ishte 49:39 për
ta. Dy çerekët në vazhdim ishin edhe më të këqinj për Sigal Prishtinën, që në
fund u mposht me 37 pikë epërsi. /Gazeta Express/