“Siç q**** qartë”, Erla Mëhilli flet për lapsusin në konferencë: Ishte i sikletshëm, por... - Gazeta Express
string(79) "sic-q-qarte-erla-mehilli-flet-per-lapsusin-ne-konference-ishte-i-sikletshem-por"

“Siç q**** qartë”, Erla Mëhilli flet për lapsusin në konferencë: Ishte i sikletshëm, por…

Gazeta Express

26/01/2020 22:41

Këshilltarja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli, pas një shkëputje të gjatë nga media sot ka rrëfyer disa çaste të jetës së saj.

Në një intervstë në emisionin “E Diell” në Top Channel, Mëhilli ka treguar emocionet e para kur nisi punën si zëdhënëse, e më tej ka treguar se si ajo nisi bashkëpunimin me Berishën.

Lexo Edhe:

Por në punën e saj si zëdhënëse Erla mbahet mend dhe për lapsusin e famshëm që për shumë kohë ishte një video virale. Këshilltarja e Berishës tha se ka qenë një lapsus fonetik, por ajo e kishte kaluar me sukses.

PJESË NGA INTERVISTA

E mban mend deklaratën e parë për shtyp dhe si je ndjerë pas saj? Patjetër që e mbaj mend dhe hera e parë nuk harrohet kollaj. Konferenca ime e parë ka qenë në vitin 2007, për zgjedhjet lokale. Nuk isha e përgatitur se do dilja në një koferencë sepse pozicionin e kisha këshilltare për mediat. Nuk e mendoja fare që mund të dilja para kamerave. U përgatita, u bëra gati dhe kur kam dalë nga salla e konferencave më dukej sikur kisha lënë paragrafë të tërë pa lexuar. Kisha një tension të paparë, por pastaj njerëzit që me kishin parë në ekran më thanë që dukesha shumë mirë dhe nuk reflektohej ky emocion.

Berisha erdhi tek ti, apo ti shkove tek Berisha? Ne kryetarët i zgjedhim një herë në katër vjet kur votojmë për ta, pastaj pjesën tjetër e marrin ata iniciativën. Zgjedhja është nga lartë poshtë dhe jo nga poshtë lartë.

Pra meqë ai të zgjodhi, të zgjodhi për pamjen apo për aftësinë që ke? Tani po të më pyesësh mua unë do doja të thoja për të dyja, pse jo.

Ti çfarë ke kuptuar në 10 vite të eksperiencës me Berishën? Për aftësitë pa diskutim. Për pamjen do kisha ikur me kohë.

Cili ka qenë momenti më i suksesshëm që ti ke kaluar ndonjëherë në ndonjë konferencë shtypi? Momenti më i sikletshëm pa qenë një lapsus që kam bërë gjatë një konferencë për shtyp, të cilën e kalova me sportivitet.

A mund të na e kujtosh pak atë lapsusin? “Siç shihet qartë”. Se mund të rrezikoja ta bëja qartë, nuk i dihet.

Erla nuk e ke thënë kështu, se e ke thënë ndryshe… E di.

Pse shkon gjuha aty ku dhemb dhëmbi? Ai është një lapsus fonetik. Sa për dhëmbët mos u bëj merak se mamin e kam dentist dhe për dhëmbët nuk e kam problem.