Si u përfshi Elon Musk me satelitin e tij në luftën e Ukrainës, dalin detaje nga biografia e re - Gazeta Express
string(94) "si-u-perfshi-elon-musk-me-satelitin-e-tij-ne-luften-e-ukraines-dalin-detaje-nga-biografia-e-re"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2023 16:54

Si u përfshi Elon Musk me satelitin e tij në luftën e Ukrainës, dalin detaje nga biografia e re

Lajme

Gazeta Express

07/09/2023 16:54

Një biografi për Elon Musk e autorit Walter Isaacson, tregon se miliarderi amerikan vitin e kaluar kishte urdhëruar inxhinierët e tij që të fiknin rrjetin e komunikimit satelitor “Starlink” të kompanisë së tij në afërsi të Krimesë, për të penguar një sulm të fshehtë ukrainas në flotën detare ruse.  

Dronët e nëndetëseve ukrainase të lidhur me eksploziv teka iu afruan flotës ruse, kishin “humbur lidhjen dhe u hodhën në breg të pa dëme”, shkruan CNN, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Ky vendim i Elon Musk për fikjen e rrjetit të “Starlink” thuhet se është nxitur nga frika se Rusia do t’i përgjigjej një sulmi të tillë të Ukrainës në Krime me armë bërthamore. Siç citon CNN librin e Isaacson, kjo frikë ishte nxitur nga bisedat e Musk me zyrtarë të lartë rusë,.

Ky episod zbulon pozicionin unik në të cilin u gjend Musk teksa u shpalos lufta në Ukrainë. Siç shkruan CNN, pavarësisht nëse kishte për qëllim apo jo, ai ishte bërë një ndërmjetës fuqie që zyrtarët amerikanë nuk mund ta injoronin./Express/