Si u kap në plazhin shqiptar bosi i kriptomonedhës turke, në pranga edhe nipi i kreut të FSHF-së - Gazeta Express
string(95) "si-u-kap-ne-plazhin-shqiptar-bosi-i-kriptomonedhes-turke-ne-pranga-edhe-nipi-i-kreut-te-fshf-se"

Si u kap në plazhin shqiptar bosi i kriptomonedhës turke, në pranga edhe nipi i kreut të FSHF-së

Shqiperi

Gazeta Express

30/08/2022 10:32

Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi, i shpallur në kërkim për mashtrimin e rreth 400 mijë personave është arrestuar në një nga plazhet në Jug të Shqipërisë.

Ai ishte arratisur nga Turqia në prill të vitit 2021 dhe jetonte në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

Lexo Edhe:

Faruk Ozer jetonte në një banesë më qira. Bashkë me të është arrestuar edhe nipi i Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun.

Por kush është Faruk Fatih Özer dhe për çfarë akuzohet?

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ozer është larguar nga Turqia me 2 miliard dollar në kriptomonedha duke humbur të gjitha gjurmët.

Në Shqipëri ishte futur nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter Ozer mohoi asokohe akuzat, ku theksonte se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik.

Kujtojmë se Prokuroria turke ka mbyllur  ne prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë.

/Gazeta Express