Si u bë ky 24 vjeçar miliarder brenda natës?


load
Gazeta Express
4 Nëntor 2019 8:47

Ai është 24 vjeç dhe festoi me Rihannan dhe Bella Hadid. Ai shikon lojërat e basketbollit me Yao Ming.

Eric Tse, i cili u diplomua kohët e fundit në shkollën prestigjioze Wharton të Financave të Universitetit të Pensilvanisë, iu dhuruan rreth 3.88 miliardë dollarë nga aksionet e kompanisë së familjes së tij.

Prindërit e Tse janë të dy drejtorë ekzekutivë të Sino Biopharmaceutical Limited, dhe ata vendosën e i dhanë atij një të pestën e aksioneve të emetuara të kompanisë “si një dhuratë të vogël”, sipas një deklarate të kompanisë.

Tse, i cili është nga Hong Kongu, është anëtari i fundit i klubit të miliarderëve në Azi por me sa duket nuk dëshiron asnjë vend në renditjen e të pasurve.

Deklarata e kompanisë thoshte “ai do të përpiqet të mos marrë pjesë në renditje të tilla në emrin e tij, dhe do të rekomandojë të marrë pjesë në emërime të tilla në emër të familjes Tse Ping.”

Në vitin 2017, ai pozoi me modele të njohura Bella Hadid dhe Lily Aldridge në një festë Bulgari në Venecia.

Vetëm disa muaj më vonë, ai postoi një fotografi me këngëtaren dhe pronaren e Fenty Beauty Rihanna në Nju Jork, duke e përshkruar atë, “Festë me idhullin tim”.

Postimet e tij në Instagram tregojnë historinë e një jete në luks pasi ai viziton vende të ndryshme dhe madje edhe shkrep fotografi në to.

Te fundit


Kthehu lart