Si t’i pastroni në mënyrën më të thjeshtë radiatorët me mjete natyrale


Gazeta Express
24 Nëntor 2019 10:36

Edhe pse ju duken që janë të pastër, radiatorët kanë shtresa pluhuri dhe duhet t’i pastroni së paku një herë në vit, ndërkaq tani është koha ideale për t’i pastruar

Po ju paraqesim disa mënyra si t’i eliminoni ndotjet.

Më parë fshini me thithëse pluhuri gjithë pluhurin. Mund ta përdorni edhe tharësen e flokëve me të cilën ndotjen do ta shtyni të bjerë në dysheme, ndërkaq pastaj thjesht mblidheni me fshesë apo me thithëse pluhuri.

Për pastrim të sipërfaqeve të radiatorëve është e nevojshme një leckë e njomur në lëng limoni. Pas fshirjes së parë, radha i vjen fshirjes së dytë madje me leckë të njomur vetëm në ujë.

Nëse rastësisht keni problem me njolla të errëta të cilat gjenden mbi radiatorë, do t’i zgjidhni me pak sodë bikarbonati. Mjafton të qitni pak sodë bikarbonati në leckë të thatë.

Te fundit


Kthehu lart