Si të rritni gjoksin shpejt dhe në mënyrë natyrale


Gazeta Express
21 Tetor 2019 17:25

Madhësia e gjinjve përcaktohet nga një kombinim i gjenetikës, mënyrës së jetesës dhe peshës.

Në këtë artikull në do të shqyrtojmë mënyra natyrale për të rritur madhësinë e gjinjve në shtëpi.

Rritja e gjoksit është një ëndërr për shumë vajza, në mënyrë natyrale duket e pabesueshme.Duket se për vajzat me gjoks të vogël ka vetëm 3 zgjidhje, operacioni plastik, t’i mbushin recipetat me pambuk, apo të dorëzohen. Por ka dhe disa mënyra natyrale që ju ndihmojnë për të rritur masën e recipetave.

Ka disa ushqime që mund të ndikojnë në rritjen e gjinjve. Konsumoni ushqime që mund të rrisin gjoksin, edhe me një masë në thuajse në muaj. Qumështi, soja dhe finoku janë disa prej tyre. Lista e produkteve tjera që preferohet të konsumohen për të rritur gjinjtë në mënyrë natyrale është:

Fara Fenugreek (Fara fenugreek mund të ndihmojë në rritjen e masës së gjoksit edhe pse në pamje të parë kjo duket naive. Këto fara kanë një përqendrim të lartë të estrogjenit që ndikojnë në rritjen e gjinjve. Kjo farë mund të përdoret në dy mënyra: Përmes masazhimit dhe çajit.

Anise (Farat Anise, janë një lloj erëze që përveçse përdoret për t’u dhënë shije ëmbëlsirave apo ushqimeve, kanë veti magjike në rritjen e gjinjëve dhe trajtimin e rrudhave rreth syve);

Kopër;

Jamball;

Pueraria (kjo barishtë është përdorur më parë për të intensifikuar prodhimin e qumështit dhe si një stimulim i rritjes së indeve të gjirit);

Edhe ushtrimet në palestër ju ndihmojnë në këtë drejtim. Kur jeni duke bërë stërvitje, duhet të punoni më shumë me muskujt e gjoksit, duke rritur masën e tyre dhe fortësinë.

Te fundit


Kthehu lart