Si të parandalohet tuberkulozi


load
Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:53

Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse, e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular.

Përgatiti: Syzana Haradinaj

Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut.

Pulmologu Bahri Thaçi, për emisionin #gjesi në T7 ka treguar simptomat e para të kësaj sëmundjeje dhe për atë se si përhapet tuberkulozi.

Thaçi, ndër të tjerat, thotë se mosha më e prekur me këtë lloj të sëmundjes është ajo e rinisë.

Tuberkulozi mund të parandalohet duke qenë më të kujdesshëm. Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.

Krejt çka mund të bëni është të jeni më të kujdesshëm për vetën.

Te fundit


Kthehu lart