Si të ndaloni dhimbjen e dhëmbit në pak sekonda - Gazeta Express
string(47) "si-te-ndaloni-dhimbjen-e-dhembit-ne-pak-sekonda"

Si të ndaloni dhimbjen e dhëmbit në pak sekonda

Gazeta Express

03/03/2020 17:18

Të gjithëve na ndodh që të na prishen dhëmbët e të kemi dhimbje shqetësuese edhe gjatë natës.

Bakteret në gojë, që ushqehen nga sheqernat dhe ushqimet që hani, prodhojnë acide që gërryejnë smaltin dhe prishin dhëmbët.

Lexo Edhe:

Këto janë disa nga mënyrat si t’i qetësoni dhimbjet e dhëmbit me mënyra natyrale:

Ujë i ngrohtë me kripë: në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle kripë. Uji i kripur do të reduktojë ënjtjen dhe inflamacionin që mund të shkaktohet nga dhimbja e dhëmbit. Përdoreni në formë gargare

Ujë me kripë dhe piper

Përzieni një lugë çaji kripë me një lugë çaji piper dhe pak ujë, bëni një pastë me këto përbërës dhe fërkoni dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.

Hudhër

Hudhra është një tjetër ilaç efikas për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit. Thjesht pritni një thelb hudhre, hidhini pak kripë dhe vendoseni në dhëmbin e infektuar. Mbajeni për disa minuta dhe dhimbja do t’ju reduktohet.

Karafil

Vendosni një copë karafil në dhëmb ose bëni ujë të ngrohtë me karafil dhe shpërlani herë pas here gojën.

Xhenxhefil

Bëni çaj xhenxhefili dhe përdoreni në formë gargare. Xhenxhefili është i njohur për vetitë qetësuese.

Kube akulli

Vendosni disa kube akulli në një garzë pambuku dhe vendosini mbi nofull ose faqe pranë dhëmbit që ju dhemb. Kjo mënyrë do të mpijë zonën përreth dhe do të reduktojë dhimbjet.