‘Si të japësh euron e fundit që ke në xhep’, italiani mesazh mirënjohjeje për 30 mjekët shqiptarë, luan himnin tonë kombëtar - Gazeta Express
string(120) "si-te-japesh-euron-e-fundit-qe-ke-ne-xhep-italiani-mesazh-mirenjohjeje-per-30-mjeket-shqiptare-luan-himnin-tone-kombetar"

‘Si të japësh euron e fundit që ke në xhep’, italiani mesazh mirënjohjeje për 30 mjekët shqiptarë, luan himnin tonë kombëtar

Gazeta Express

30/03/2020 9:04

Fjale zemre ka ndare ne rrjetet sociale nje shtetas italian, teksa nga ballkoni i tij ka shprehur mirenjohje per 30 mjeket tane qe u nisen te shtunen ne frontin e luftes me koronavirusin ne ndihme te Italise.

Ai ka thene se eshte si te ndash euron e fundit qe ke ne xhep me mikun tend, pasi sic thote ai, Shqiperia nuk ka para per te hedhur poshte.

Lexo Edhe:

Me pas si falenderim luan me flaut himnin tone komebar. Videon e ka ndare ne rrjetin social Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama.

italiani

Mesazhi i Rames

MIRËMËNGJES?

italiani1

Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik?