Si ta shijoni ushqimin kur keni humbur nuhatjen dhe shijen? - Gazeta Express
string(58) "si-ta-shijoni-ushqimin-kur-keni-humbur-nuhatjen-dhe-shijen"

Gazeta Express

20/10/2020 8:47

Si ta shijoni ushqimin kur keni humbur nuhatjen dhe shijen?

Gazeta Express

20/10/2020 8:47

Si do të shijonin gjërat nëse do të humbnit nuhatjen? Kjo është një pyetje që është bërë çuditërisht e zakonshme këtë vit.

Anosmia – ose “verbëria e aromave”, është një gjendje e cila mendohet se prek rreth 5% të popullsisë. Por me humbjen e nuhatjes dhe/ose shijes, dy nga simptomat e njohura të Covid-19, kjo gjendje më pak e njohur më parë, është tani në qendër të vëmendjes globale.

Lexo Edhe:

Jo vetëm që njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të nuhasin ose shijojnë, ndërsa ishin të infektuar me koronavirus, por shumë prej tyre raportojnë humbje afatgjatë të këtyre shqisave, gjatë rikuperimit.

Shkrimtarja holandeze e librave të gatimit, Joke Boon, vuan nga anosmia. Ajo e humbi nuhatjen e saj në moshën katër vjeç, si pasojë e një ftohje të rëndë kombinuar me heqjen e bajameve.

Pavarësisht kësaj, ajo ka shkruar pesë libra gatimi. Atëherë, si e përjeton ushqimin dikush pa ndjenjën e nuhatjes? Për Boon, kjo lidhet kryesisht me trurin, duke përdorur një nerv të fytyrës.

Duke filluar nga veshi dhe duke u degëzuar në tre fije drejt syve, hundës dhe nofullës, nervi trigeminal është përgjegjës për perceptimin ndijor në fytyrë. Nervi ka për qëllim të na mbrojë nga rreziku i stimuluar për shembull, nga tymi dhe amoniaku. Por përbërës të caktuar të ushqimit gjithashtu mund ta aktivizojnë atë.

“Unë e përdor këtë nerv shumë për të “shijuar” ushqimin tim, luaj me të. Mund të ndiej xhenxhefil, nenexhik, mustardë dhe piper në këtë mënyrë. Speci dhe xhenxhefili janë të ngrohtë dhe ndjesi shpimi, ndërsa nenexhiku më krijon një ndjesi të ftohtë “, shprehet ajo.

Boon thotë se ngjyra, struktura dhe madje edhe tingulli i ushqimit kanë, gjithashtu, role të mëdha./A2CNN