Si ta menaxhoni stresin?


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:26

Stresi është i pashmangshëm në jetë, por ajo që ne mund të bëjmë është përpjekja për ta menaxhuar atë.

Gazetare: Albulena Demaku

Kur dëgjojmë fjalën “stres” ne lëmë gjithçka anash dhe vëmendja jonë shkon drejt kërkimit të një zgjidhjeje. Termi “stres” në kuptimin klinik i referohet një situate që shkakton shqetësim për një person dhe mund të çojë në probleme të tjera të shëndetit mendor, raporton emisioni #gjesi në T7.

 Sipas psikologut, Visar Sadiku, disa nga simptomat e stresit janë kokë dhimbja dhe lodhja fizike.

Sipas tij, stresi mund të shkaktojë probleme të mëdha të cilat kanë karakter auto imun.

Gjatë një studimi me studentë vërehet se ata të cilët kanë qenë para sezonit të provimeve, kanë pasur nivel më të lartë të stresit, në krahasim me ata të cilët i kanë përfunduar ato.

Shkaktar tjetër i stresit, sipas Sadikut, është edhe ambienti i punës.

Hapi i parë që duhet të bëjmë nëse përballemi me një situatë stresi është zhvendosja fizike.

E ajo çka mbetet në situata të tilla është që të merren parasysh këshillat e profesionistëve.

Te fundit


Kthehu lart