Si ta krijoni buzëqeshjen tuaj unike? - Gazeta Express
string(36) "si-ta-krijoni-buzeqeshjen-tuaj-unike"

Si ta krijoni buzëqeshjen tuaj unike?

Gazeta Express

11/09/2020 16:18

Klinika Stomatologjike ‘’Unique Esthetic Dentistry” në Prishtinë, është një nga klinikat më moderne në vend, e cila posedon hapësirë të gjerë afro 300m2, dhe përbëhet nga disa ordinanca në të cilat ofrohen shërbime stomatologjike të kualitetit të lartë në një ambient të ngrohtë dhe relaksues.

Dr. Genc Rukiqi dhe Dr. Blerta Muqolli Ramadani kanë kombinuar përvojën e tyre profesionale për të themeluar Unique Esthetic Dentistry. Klinika ka si qëllim kryesor të saj promovimin e shëndetit oral si dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve stomatologjike,  gjë e cila bëhet e mundur  falë  stafit mjekësor të specializuar , si dhe falë teknologjisë dhe aparaturave inovative që kjo klinikë posedon.

Lexo Edhe:

Disa nga shërbimet që kryhen në këtë klinikë përfshijnë:
   ⁃    Stomatologji estetike: faseta (veneer) porcelani, faseta kompoziti direkte, zbardhim dhëmbësh, drejtues dhëmbësh të tejdukshëm Invisalign;
   ⁃    Dizajn digjital të buzëqeshjes dhe Mock-up;
   ⁃    Protetikë stomatologjike: ura dhe kurora zirkoniumi apo E-max, proteza mobile dhe skeletore;
   ⁃    Stomatologji preventive: profilaksë, vulosje dhëmbësh, fluorizim;
   ⁃    Stomatologji konzervative dhe endodoncion: mbushje kompoziti, mjekim të kanaleve të rrënjës së dhëmbit;
   ⁃    Kirurgji orale: implante dentare, nxjerrje dhëmbësh;
   ⁃    Parodontologji.                                    

Kur vizitoni klinikën Unique Esthetic Dentistry buzëqeshja juaj është prioriteti i tyre, sepse ata krijojnë buzëqeshjen tuaj unike!

Për më tepër mbi teknikat, procedurat, mjekët dhe gjithçka tjetër që ofrohet në këtë klinikë, mund ta vizitoni faqen zyrtare të kësaj klinike: www.unique-dentistry.com