Si pritet të jetë moti në Kosovë në ditët e fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit? - Gazeta Express
string(90) "si-pritet-te-jete-moti-ne-kosove-ne-ditet-e-fundit-te-janarit-dhe-ne-fillim-te-shkurtit-ge"

Si pritet të jetë moti në Kosovë në ditët e fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit?

Gazeta Express

29/01/2020 21:45

Të enjten në mëngjes priten reshje të dobëta shiu dhe bore. Nga e premtja butë dhe intervale më të gjata me diell

Fronti i ftohtë që do të kalojë gjatë natës mbi vend do të sjellë reshje të dobëta shiu, e nesër gjatë mëngjesit mot më të ftohtë, vende-vende reshje bore edhe përgjatë viseve të ulëta, bën të ditur Prishtina Weather.

Lexo Edhe:

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e premte do të shtrihen fusha të presionit më të rritur dhe rryma të ngrohta ajrore që do të kushtëzojnë mot të butë dhe me intervale më të gjata me diell. Nga dita e diel do të ketë më shumë vranësira, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu”.

Sipas PW, temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Vlerat e cilësisë së ajrit, pas përmirësimit gjatë ditës së sotme, ditëve të ardhshme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, paralajmëron PW.

Parashikimi për periudhën 30 janar – 3 shkurt:

30.01 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.

31.01 – Në mëngjes ngrica dhe ftohtë. Ditën më butë, me vranësira dhe intervale me diell.

1.02-2.02 – Të shtunën butë dhe kryesisht me diell. Ditën e diel vranësira dhe intervale me diell. Paradite mundësi për reshje lokale shiu.

3.02 – Kryesisht me vranësira dhe butë. Mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri +3C, e maksimalet nga 7C deri në 12C.

Do të fryjë erë e ndryshueshme e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.