“Si policët civilë të Ramës përndjekin qytetarët që protestojnë”


Gazeta Express
21 Mars 2019 19:24

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi publikon disa foto që sipas tij duken policët e infiltruar në protestën e sotme të opozitës.

Sipas tij nuk do jetë e largët dita që këta persona të dalin para drejtësisë.

“Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.

Keta jane civilet e bandes se Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne. Pa asnje shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojne, ndalojne dhe cojne neper komisariate a bodrume bashkish te rinjte qe jane kunder padrinos.

Po te kishte prokurori te pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditeve te tij do ishin para drejtesise. Por meqenese prokuroria eshte bere njesg me familjen mafioze te rilindjes, atehere i lind e drejta qytetareve t’u jape ate qe meritojne banditeve.

Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do te jene para drejtesise eshte e shpejte!”, shkruan ai.

Te fundit


Kthehu lart