Si po tallen qytetarët me Devollët për homologimin e veturave


Gazeta Express
12 Korrik 2019 11:14

Homologimi i veturave, i kryer nga kompania e Devollëve, gëzon monopolin tash e 10 vjet, përveçse ka ngritur reagimin e ndërkombëtarëve, është bërë hit edhe në rrjetet sociale, raporton Gazeta Express.

Në disa prej faqeve më të klikuara në këto rrjete, tashmë po shpërndahet një fotografi që tregon shkurtimisht për procesin e kushtueshëm të homologimit e hapat që duhet të ndiqen.

“E merr librezën e kerrit dhe e lexon. Aty shkrunë ngjyra e kuqe, e kqyr a e ka kerri ngjyrën e kuqe, aty shkrun doors: 5, e kqyr a i ka kerri 5 dyer, aty shkrun engine: Diesel, e kqyre e a ka motorin dizel, edhe homologimi u krye”, shkruhet në fotografinë e publikuar, derisa në fund të këtij procesi e printon certifikatën dhe e vulos.

Krejt ky proces i shpejtë, siç po bëhet shaka nëpër rrjete sociale kushton hiç më pak se 125 euro.

Homologimi u riaktualizua kohëve të fundit, pas presionit ndërkombëtar që monopoli që i është dhënë kompanisë së udhëhequr nga Devollët të mos vazhdojë. /Express

Te fundit


Kthehu lart