Si po ndikon koronavirusi në shëndetin mendor te kosovarët - Gazeta Express
string(58) "si-po-ndikon-koronavirusi-ne-shendetin-mendor-te-kosovaret"

Si po ndikon koronavirusi në shëndetin mendor te kosovarët

Gazeta Express

13/08/2020 8:22

Neuropsikiatri Ferid Agani ka thënë se pandemia e COVID-19 do të lërë pasoja në shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës.

“Qytetarët kanë funksionuar në rrethana të stresit kronik, stres nga infeksioni, vdekja dhe frika nga shkatërrimi ekonomik, pra frika e mbijetesës – frika e ballafaqimit me sëmundjen e panjohur që nuk ka ilaç dhe ka ripërtëri frikat e mëhershme. Këto po manifestohen me çrregullime të ankthit”, ka thënë Agani, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

“Izolimi social ka riaktivizuar frikat. Shumë pacientë vinë thonë se “po më duket se jemi në luftë”. Të mos frikohen por të jenë të vëmendshëm. Nuk ka nevojë të frikësoheni nga sëmundja”.

“Këshilloj të ruhet rutina ditore, zgjimi, shkuarja në gjumë, të mos çrregullohet rutina ditore. Frika nuk është emocion që e ndihmon procesin e ballafaqimit me sëmundjen. Sa më shumë që jemi të shqetësuar sistemi ynë imunologjik është më i dobët”.