Si po i prish planet e Real Madridit, Jude Bellingham - Gazeta Express
string(52) "si-po-i-prish-planet-e-real-madridit-jude-bellingham"

Si po i prish planet e Real Madridit, Jude Bellingham

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 14:40

Botërori e ka ndryshuar në mënyrë drastike vlerën e futbollistit në merkato

Real Madridi ka sytë kah Jude Bellingham për një kohë tashmë. Kampionët e Spanjës dhe të Europës pritet që të bëjnë lëvizje për të nënshkruar me mesfushorin anglez muajt e fundit, me Los Blancos që dëshirojnë ta zëvendësojnë Casemiron me yllin e Borussia Dortmund.

Lexo Edhe:

Megjithatë, me Bellingham që ka pasur paraqitje të mahnitshme në Botëror me Anglinë, çmimi për 19 vjeçarin ka shkuar në qiell, që do të thotë se Dortmund do të kërkojë një shumë të madhe parash për skuadrat që e duan 19 vjeçarin.

Sa vlen tani Bellingham?

Nëse janë për t’u besuar raportet, Bellingham tani vlen më shumë së 150 milionë euro. Ky është një çmim që Real Madridi nuk dëshiron ta paguajë, sidomos tani pas pandemisë, e cila ka ulur fuqinë blerëse të klubeve nëpër tërë Europën.

Derisa Real Madrid ka futbollistë për mesfushë si Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni të cilët luajnë në fushë me mesfushorë me përvojë si: Luka Modric dhe Toni Kroos, skuadra spanjolle e di se duhet të forcojë mesfushën me gjak të ri po ashtu.

Çelësi do të jetë vendimi i Bellingham

Një gjë që mund të funksionojë për Real Madridin është fakti që Bellingham ka refuzuar që ta zgjasë kontratën me Borussia Dortmund.

Kjo do të thotë që lojtari do të jetë i lirë por vetëm në verën e 2025, derisa lajmi tjetër i mirë për 35 herë kampionin e La Ligës është se ata duhet të përballën me Liverpoolin për nënshkrimin e tij, e që Los Blancos mund të jenë favorit për të nënshkruar me anglezin. /GazetaExpress/