Si në filma, deveja, lopa dhe gomari nisen për ta “eksploruar botën”


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 1:02

Duket sikur një skenë e drejtpërdrejtë nga krijuesi i Jesusit, një deve, një lopë dhe një gomar u gjetën duke udhëtuar së bashku – jo në Jerusalem, por në qytetin e vogël në Kansas, SHBA.

“Treshja i ka ikur mbylljes jashtë Goddardit”, ka thënë për CNN kapiteni Lance Beagley nga Policia e Goddardit, transmeton Koha.net. Në vend se të qëndronin në stallë, ato vendosën të marrin një rrugë të hapur.

“Por treshja nuk bëri shumë rrugë të gjatë pasi janë gjetur nga autoritetet”, tha Beagley. “Nëse nuk mund ta gjejmë pronarin, mund të jemi në gjysmë të rrugës drejt një lindjeje ‘live’ në këtë sezon të Krishtlindjeve”, ka shkruar departamenti i Policisë në një njoftim në mënyrë që t’ia kthejë pronarit këtë treshe që ka nisur rrugën për të “eksploruar botën”, shkruan CNN.

Pronari, një punonjës i parkut të kafshëve të egra, jeton afër vendit ku janë gjetur këto kafshë dhe janë ribashkuar. “Për jetën e tyre të shkurtër në liri, treshja ishte shumë ‘e shoqërueshme’”, ka thënë Beagley.

Ata mund të kenë dashur që ta eksplorojnë botën pak më gjatë, por kthimi i tyre i sigurt në shtëpi është një mrekulli.

Te fundit


Kthehu lart