Si mund të shpëtohen shqiptarët nga kampi i Al- Hol? Autoritetet: Mjafton që ministria të na kontaktojë


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 20:13

Gjatë qëndrimit në Siri A2 pyeti administruesit e kampit Al Hawl, të cilët thonë se ministritë e Punëve të Jashtme e kanë të thjeshtë që të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga kampi

“Në kampin Al Hawl bëhet një punë e madhe për të menaxhuar të gjithë pjesët e tij në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare.

“Në pjesën e ish-luftëtarëve të huaj ndodhen 10 mijë persona aktualisht. Do të ishte një shumë mirë nëse shtetet nga të cilat ata kanë prejardhjen, të bënin riatdhesimin e tyre pasi, mund të themi që kjo pjesë e kampit Al Hawl është tej mase e radikalizuar dhe ne e kemi shumë të vështire rehabilitimin total të tyre pasi kemi bërë çdo gjë deri më tani.

Në pjesën e ndërkombëtarëve ndodhen njerëz nga 48 shtete të ndryshme. Çdo shtet është i mirëpritur që të marrë dhe të riatdhesojë shtetasit e vetë. Për ne do të lehtësohej shumë puna këtu nëse çdo vend do të tërhiqte nga 100 shtetas secili.

Nëse kjo do të ndodhte do të lehtësonte shumë punën tonë dhe mbi të gjitha do të kryente rehabilitimin e këtyre individëve. Në pjesën që ne e quajmë ndërkombëtare, janë vendosur femrat e huaja ish-luftëtare të ISIS nga këto 48 shtete.

Nëse ndonjë nga këto shtete, do të kërkonte të tërhiqte shtetasit e tyre do të duhej që ministritë e Punëve të Jashtme të kontaktojnë me administruesit e kampit dhe të koordinoheshin me ta për të riatdhesuar këdo”, shprehet një nga administruesit e kampit.

Te fundit


Kthehu lart