Si ikën terroristët? Sveçla e Hoxha: S'kishte kurrëfarë negocimi, terreni dhe përgatitja e tyre ua mundësuan tërheqjen - Gazeta Express
string(114) "si-iken-terroristet-svecla-e-hoxha-skishte-kurrefare-negocimi-terreni-dhe-pergatitja-e-tyre-ua-mundesuan-terheqjen"

Si ikën terroristët? Sveçla e Hoxha: S’kishte kurrëfarë negocimi, terreni dhe përgatitja e tyre ua mundësuan tërheqjen

Lajme

Gazeta Express

01/10/2023 17:22

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, dolën në një konferencë për media për të dëshmuar me video se grupi i armatosur terrorist ishte përgatitur mirë për sulmin dhe se përmes tyre Serbia planifikonte aneksimin e veriut të Kosovës.

Të pyetur se si autorët mundën të iknin, Sveçla dhe Hoxha patën përgjigje, por mohuan se me ta kishte negocim për këtë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Abolutisht nuk kishte kurrëfarë negocimi”, tha Sveçla.

“Tërheqja e atyre është bërë edhe për shkak të terrenit jashtëzakonisht të rëndë”, tha ai, duke shtuar se në atë zonë ka “male të larta me shumë vegjetacion” dhe se “kjo ua ka mundësuar tërheqjen”.

“Edhe përgatitja e tyre ushtarake…”, tha gjithashtu ministri.

Edhe drejtori i Policisë, tha se për tërheqjen e tyre nuk kishte “asnjë komunikim”.

“Asnjë komunikim dhe asnjë tentativë s’ka pasë për t’i krijuar dikujt korridor me u tërheq”, tha Hoxha.