Si i shpëtoi cikli menstrual shumë gra nga përdhunimi në kampin e përqendrimit? - Gazeta Express
string(78) "si-i-shpetoi-cikli-menstrual-shume-gra-nga-perdhunimi-ne-kampin-e-perqendrimit"

Si i shpëtoi cikli menstrual shumë gra nga përdhunimi në kampin e përqendrimit?

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 14:30

Cikli menstrual është gjëja për të cilën flitet më së paku, por kjo nuk e ndryshon faktin që të gjitha gratë në botë, periodat i kanë çdo një muaj. Madje, shumë gra i shpëtuan edhe përdhunimeve kur ishin me perioda.

Megjithatë, të folurit për menstruacionet konsiderohet një temë e parëndësishme, apo edhe e neveritshme. Madje, cikli menstrual është e fundit që mendohet kur kemi të bëjmë më luftëra e gjenocide.

Lexo Edhe:

Si ia bënin gratë kur ishin me perioda në kohën e gjenocidit që u bë ndaj hebrenjve, Holokaustit?

Nga ajo që dihet është se gratë ndiheshin të turpëruara të diskutonin për menstruacionet gjatë kohës së tyre në kampet e përqendrimit, por, në të njëjtën kohë, ato vazhduan ta ngrinin temën, duke kapërcyer stigmën që iu është ngjitur.

Në mënyrë tipike, menstruacionet janë parë si një problem mjekësor për t’u kapërcyer dhe jo si një dukuri natyrore dhe pjesë e jetës.

Madje, sipas patologut Hermann Stieve, i cili eksperimentoi mbi të burgosurat politike femra në pritje të ekzekutimit në Plötzensee, stresi kishte efekt në sistemin riprodhues, në këtë rast humbjen e menstruacioneve.

Tutje, thuhet se shumë gra të moshuara u dhanë ndihmë adoleshentëve, të cilët e përjetuan menstruacionin e parë të vetëm pasi familjet e tyre u vranë.

Gratë

Pas dëbimit në kampe, për shkak të kequshqyerjes dhe tronditjes, një numër i konsiderueshëm i viktimave femra të Holokaustit të moshës riprodhuese iu ndërprenë menstruacionet. Shumë prej tyre kishin frikë se do të mbeteshin infertile, shkruan Insajderi.

Historiani i letërsisë së Holokaustit, S. Lillian Kremer argumentoi se, përveç frikës për t’u bërë infertile, pasiguria e të burgosurave nëse fertiliteti i tyre do të kthehej nëse mbijetonin, e bëri humbjen totale të menstruacioneve.

Erna Rubinstein, një hebreje polake e cila ishte 17 vjeç kur ishte në kampe, foli për kujtimet e saj, ajo pyeste: ‘Çfarë është një grua pa të lavdi mbi kokën e saj, pa flokë? Një grua që nuk ka menstruacione?’

Megjithatë, realiteti i kampeve nënkuptonte se menstruacionet ishin të vështira për t’u shmangur ose fshehur. Natyra e saj e papritur publike befasoi shumë gra dhe i bëri të ndiheshin të huaja. Një pengesë shtesë ishte mungesa e leckave dhe mungesa e mundësive për t’u larë. Trude Levi, një mësuese çifute-hungareze, në atë kohë 20 vjeç, kujtoi më vonë: “Nuk kishim ujë për t’u larë, nuk kishim të brendshme. Nuk mund të shkonim askund. Gjithçka na ngjitej, dhe për mua, kjo ishte ndoshta gjëja më çnjerëzore nga gjithçka” – rrëfeu ajo, transmeton Insajderi.

Turp dhe shpëtim

Livia Jackson, e cila mezi kishte moshën për të pasur menstruacione, ndjeu neveri kur pa gjakun që rridhte nëpër këmbët e një vajze tjetër gjatë thirrjes: “Më mirë të vdisja sesa të më rridhte gjak nëpër këmbë.” Reagimi i saj përcjell një qëndrim të përbashkët: megjithëse mungesa e qasja në furnizime për të frenuar rrjedhën e tyre menstruale nuk ishte faji i tyre, shumë gra ende ndjeheshin të turpëruara.

Lucille Eichengreen, një e re e burgosur gjermano-hebreje, rrëfeu se gjatë kohës së saj në një kamp satelitor Neuengamme në dimrin e viteve 1944-1945, ajo kishte gjetur një shall dhe ishte e emocionuar, pasi planifikonte që ta përdorte si faculetë higjineike.

Më vonë, një roje gjermane, duke u përpjekur ta përdhunonte, mes këmbëve e ndjeu shallin. Burri bërtiti: ‘Ti lavire e ndyrë e kotë! Fui! Po të rrjedh gjak!’, kjo e kishte mbrojtë Lucille nga përdhunimi.

Derisa, pas çlirimit, shumica grave që pësuan amenorrea gjatë kohës së tyre në kampet e përqendrimit, përfundimisht filluan përsëri të kenë menstruacione.