Si i ndërroi Flora Brovina deklaratat deri në pranimin e fajit


Gazeta Express
18 Maj 2019 7:50

Deputetja e e PDK’së, Flora Brovina ka mashtruar të enjten të gjithë. Ajo shfaqi një fotografi duke thënë se bëhet fjalë për një skenë dhunimi të një gruaje shqiptare nga ushtarët serbë. E tha e palëkundur e me nervozë edhe pas publikimit të pamjeve nga filmi pornografik nga ishte këputur fotografia. Në orët e vona zyrtarët e partisë e pranuan që publikimi ishte mashtrim dhe braktisën Brovinën. Djepërfundimisht edhe deputjetja u dorëzua duke e pranuar se fotografitë nuk i ka verifikuar.

Një fotografi me pamje të rënda, ku shihej një grua teksa po dhunohej nga tre persona u shpalos dje në Kuvend të Kosovës nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Ajo tha se kjo ishte një nga dëshmitë e terrorit serb mbi kosovarët e një nga përdhunimet e shumta që ndodhën gjatë luftës. Në momentin kur u zbulua fotoja, Kuvendi po diskutonte për krimet serbe në Kosovë gjatë luftës.  

Pas kritikave të mëdha që i mori, për publikimin e pamjeve të rënda, plasi një skandal tjetër.

Fotografia që u publikua nuk ishte e luftës së fundit, në fakt ajo foto nuk kishte asnjë lidhje me Kosovën. Pamjet që u bënë publike nga deputetja e PDK-së, ishin foto të luftës në Irak, e të vitit 2004. Të njëjtat figuronin në një faqe pornografike, përmbajtjen e të cilës e ka bërë dje publike Gazeta Express.

E zënë ngushtë, deputetja e PDK-së, është detyruar t’i ndërrojë  deklaratat disa herë.

Fillimisht, ajo do të deklarohej se kishte një provë të terrorit serb mbi kosovarët, duke specifikuar dhunimet ndaj grave. Brovina shtoi se i kishte rënë në dorë një aparat fotografik i cili kishte qenë në pronësi të një ish-ushtari serb e që e kishte filmuar një nga dhunimet që kishte ndodhur.

Pasi që e kishte siguruar fotografinë, ajo shtoi se kishte gjetur fotografinë e viktimës, e atë e njihte nga afër. Brovina tha se gruaja në foto kishte qenë 35-vjeçare kur ndodhi dhunimi, ndërsa tani është 50 vjeçe. Vitet që ajo i ka llogaritur nuk përputhen  me vitet që kanë kaluar nga lufta.

Tutje, si për të bërë historinë më prekëse ajo shtonte se personat që ishin prapa ishin familjarë që ishin detyruar nga serbët që ta shikonin aktin e dhunimit. Gruaja kishte shpëtuar e gjallë, e kjo e fundit madje edhe kishte pranuar që fotografia e saj të bëhet publike, shtonte Brovina.

Deputetja u arsyetua para akuzave se kishte marrë leje nga viktima tash 50-vjeçe e nëna e saj për të bërë publike historinë. Për më shumë publicitet ajo zgjodhi që këtë ta bëjë në Kuvend të Kosovës.

Por, deputetja si duket ka ndërruar qëndrim pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale.

Menjëherë pasi që kreu intervistimin që zgjati disa orë, Brovina foli përsëri para mediave.

Fillimisht, kërkoi falje. Pastaj tregoi se kishte ditur për historinë se bëhej fjalë për një grua të rajonit të Dukagjinit, e që edhe dhunimi sipas saj kishte ndodhur atje.

Brovina tha se e kishte kuptuar se nuk e kishte verifikuar mirë fotografinë, e për këtë fajin ia hodhi dikujt tjetër, dikur bashkëpunëtorëve të saj. Por, si u arsyetua ajo për pjesën se kishte komunikuar me familjen para publikimit.

Deputetja e PDK-së, do të shtonte se kishte folur për një rast tjetër se kishte marrë leje për fotografinë tjetër, jo atë të dhunimit, edhe pse dje deklarohej ndryshe.

Gjatë seancës, pasi lajmi u bë publik e sot, Brovina dha disa deklarata. Gazeta Express sjellë një transkriptë të tyre.

Flora Brovina e paraqet fotografinë në holl të Kuvendit

Kemi fakte të gjenocidit në Kosovë, sepse të fillosh helmimin e fëmijëve helmimin masovik me helme neurotoksike do të thotë, të fillosh luftën me fëmijë dhe pjesën më të ndishme të Kosovës nuk është e vërtetë që ne nuk kemi dëshmuar që helmimi ka qenë akt gjenocidial dhe frikësim i popullatës, Kujtoj që akt gjenocidial është punësimi nga puna sepse e pamundëson jetesën në Kosovë dmth ekzistencën materiale, ndër punëtorët e parë që janë përjashtuar nga puna kanë qenë mjekët dhe pikërisht mjekët pediatër dhe gjinekolog. Tani po kthehem te faktet tjera, dëshmuam para jush dëshmova një ndër faktet e dhunës ndaj grave, dhunës seksuale kjo është bërë në mënyrë masovike ju e dini shkollën e Qirezit ku janë mbledhë gratë dhe janë dhunuar sistematikisht në mesin e tyre janë disa prej tyre janë mbytë në puse. Ska pas nevojë të tjerët me shkru për këto se I kemi pa. Sikur neve na u është mbyllur goja për të folë për këto gjëra. Në disa qytete kanë ekzistu edhe punkte të vecanta ku janë dhunu gratë e burrat. Psh do të ju përmend Prishtinën ka ekzistu punkti te Ish banka e Lubljanës, te ish shkolla e vjetër dhe kam dëshmitarë që pak luftës janë gjetë edhe dëshmi të tjera. Është dëshmi edhe një kasetë me akte të dhunimit në Vushtrri dhunimit të grave incizim i cili është bërë me rrobat e përgjakura të grave dhe ky incizim është dorëzu te prokuroria e Tribunalit të Hagës. Ka mjaft edhe të tjera dëshmi për veten time kamë shumë histori të këtyre grave sikur e patëm një heroinë që dëshmoi në Kombet e Bashkuara. Por normal para gjykatës dhe dëshmitë që këtu është bërë një metodë si është bë dhunimi është e vërtetë.

Kto gra të cilat në mesin e grave ka edhe gra që kanë dëshmuar në Gjykatën e Hagës dhe njëra prej tyre tërë trupin e ka pas me kryqe që tërë jetën ta ketë shenjën në trup. Vajza ka qenë 17-vjeçare.

Mundemi me e pa foton, gruaja është e gjallë prandaj ndoshta nuk e kam publiku shumë dhe në këtë foto shihen familjarët që janë detyru me ardh i shifni edhe dy të shtrirë janë detyru që ta shohin aktin e dhunës pra nga tre ushtarë serb dhe thash gruaja ka qenë 35 vjeçare tani është 50.

Në Kosovë ka ndodhë nuk po bën me tregu se është fakti që….

Akte të ngjashme gjithku ndodhin nuk është e rëndësishme a ka ndodhë në Deçan, Gjakovë,  Pejë, dikun ka ndodhë sepse edhe atje ku kam mendu që nuk ka pas dhunime edhe aty ka pas. Shembull ta zëmë, në Prishtinë ka pas shumë, në Gjilan edhe atje ka pas gra të dhunuara. Deshta me thënë edhe diçka kur flasim për gjenocidin  ne duhet të dëshmojmë se shumë fmi për shkaqe dhe rrethana të caktuara edhe kanë vdekur në pamundësi që t’iu ofrohet ndihma mjekësore do ta përmend vetëm shkakun pse u organizu marshi i bukës I grave, e dini marshin me bukë në dorë, për të arritur në Aqarevë ku popullata ishte e izoluar, ku në mesin e tyre ka edhe gra shtatëzana që ishte shumë rrezik. Në mesin e tyre ishin edhe dy gra që arritëm t’i shpëtojmë dhe t’i sjellim në Malishevë dhe njëra i kishte vdekë fëmija në bark dhe njëra kishte arritë të sistemohet por fëmija vdiq. Këta dy fëmijë i kanë varret në Malishevë.

Realisht kjo fotografi është gjetë te një fotoaparat te njëri që e ka fotografu, serb ushtarë serb, i vrarë ushtarë serb është gjetë fotografia.

Asnjëherë prokuroria speciale, cilado prokurori çoftë edhe EULEX-I para se të shkonte ju kam thënë se ka akuza por nuk është marra masa ndaj kërkujt, as mu nuk më kanë ftuar. 

Flora Brovina në seancën  e Kuvendit

Kur po flasim për herë të parë me fakte për gjenocidin dhe ngritjen e akuzës ndaj Serbisë. Sigurisht të gjithë jemi pak të emocionuar ndoshta kjo edhe pak që edhe në debatet tona. Por, argumenti më i mirë është rezuluta e nxjerrur që unë pajtohem plotësisht. Dola këtu që të plotësoj një pikë që nuk du ta anashkaloj e kjo është gjenocidi nuk ka ndodh, dmth gjatë kësaj  lufte për herë të parë ndaj popullit tonë, ne duhet t’i kujtojmë gjenocidin e ndodhur në regjinonin e Nishit të Vranjës, e gjithandej ku kanë jetu shqiptarët edhe me projekte shtetërore janë shpërngulur janë masakruar janë dhunuar dhe kjo është vetëm një vazhdim I këtij lloj terrori. Pajtohem me kolegët se rezolutës duhet t’i shtohen edhe disa fakte tjera në rend të parë sduhet të harrua se kanë ndodh helmimi masiv ndaj fëmijëve shqiptar dhe për këtë kam sjellë shumë argumente se disa edhe këtu në sallë nuk besojnë që ka ndodh një helmim I tillë. Kam të drejtë të flas sepse gjatë gjashtë vjetëve kam përcjellë fatin e këtyre fëmijëve dhe ja edhe argumentet nga studiuesit ndërkombëtar në gjuhët e tyre dhe këto le të jenë dëshmi për ata që donë ta dëshmojnë gjenocidin në Kosovë. Studimi thash i plotëson të gjitha këto. Gjenocid ose dmth krim ndaj njerëzit është gjithashtu edhe mbyllja e shkollave shqipe vetëm një fakt jus olla juve vetëm nga familja e juaj Veseli kam një rend qytetarësh e nxënësish që solidarizohen me nxënësit shqiptarë janë me mija me mija nënshkrime që janë deponuar në Kombet e Bashkuara në Unicef e në shtetet tjera që e kanë të njohur tanimë se mbyllja e shkollave ka qenë një formë gjenocidiale si është përjashtimi masovik i atyre që kanë qenë në marrëdhënie pune, sepse mos mundësia që të mos jetohet shkakton edhe shpërnguljen masive që ka ndodhur. Pastaj kryerja e vetëvrasjeve në thojëza të ushtarëve shqiptar, pastaj me qindra e mijëra saktësisht e di numrin e saktë po ja se në këtë moment nuk e paskam me vete të ushtarëve që ki nëse paskan bë vetë vrasje, kjo duhet t’i shtohet rezolutës sepse masakra nuk harrohet dhe kur të bëhet e tëra kuptohet se nuk janë dy vjet të terrorit dhe dhunës por janë shumë më shumë . Tani a i përket kësaj kemi mjaft dëshmi por mendoj se argumenti dhe e vërteta janë jo vetëm kur flasin të huaj por kur flasim ne vetë. Ndoshta mjaftoi 20 vite që s’kemi folur për të vërtetën e kur tani e themi coftë në këtë kuvend e me lejen e familjarëve le të jetë më e fuqishme se e huja.

Para vetes kam edhe dokumentin që të tjerët e kanë shkru për helmimet, por neve jo nuk na u është mundu gjithherë që të flasim zëshëm për këtë çështje.

E njëjta ka ndodhë edhe me personat e dhunuar. Më lejoni vetëm një moment të marr një fotografi, unë mjeke jom, mjeke e fmive, hiç mos u tut edhe çmimin e mjekëve të botës e kam, mos u tut, se ska problem. Ky fëmi, me lejen e prindit nanës dhe familjes e dëshmoj se ka vdekë gjatë dhunimit, 7-vjec, vajzë. Le të traumatizohet kush të dojë por e vërteta le të mbërrijë atje ku duhet, ajo është akuza për gjenocid.

Flora Brovina pas publikimit flet për Kosova Press

Unë këtë rast nuk po e paraqes për herë të parë por tanimë sikur jemi adaptu si institucione që të jemi më të guximshëm sepse edhe herave tjera në konferenca ndërkombëtare që janë mbajt këtu në Prishtinë kam tregu faktikisht realitetin coftë për dhunimet coftë për elemente gjenocidiale që janë bërë kundër popullit shqiptar, nga forcat militare, paramilitare serbe që për mu janë njësoj. Shtetin serb, unë akuzoj shtetin serb, rasti në fjalë është një fotografi që është gjetë në aparatin e ushtarit serb është gjetë kjo foto që dëshmon dhunën ose aktin mënyrën se si I kanë dhunu gratë, kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyru familjet që ta shofin aktin e dhunës seksuale, ndërsa shumë raste kemi kur ato janë mbledhë shumë në numër, gra dhe sistematikisht I kanë dhunuar ushtarët serb, duke ju shkaktuar shumë jo vetëm shqetësim shpirtëror, dmth trauma shpirtërore por edhe fizike sepse shumë nga to ende vuajnë nga pasojat shëndetësore që I kanë pësu gjatë dhunimit.

Gruaja tani është 50-vjecare dhe kur ka ndodhë I kanë detyru të afërmit e vet ta shohin dhunimin që ka qenë atëherë 35-vjecare. Realisht tani kujtoj se është zgju vetëdijësimi insitucional që këto viktima jo vetëm të flasim për to po edhe të ngrisim akuza ndaj shteti serb kujtoj unë, sepse shteti ka qenë gjithë strumbullari i këtyre të këqijave. Individët gjithashtu kanë faj individual, por, gjenocidin e ka bërë shteti, sepse nuk mund ta bësh një akt seksual të dhunshëm pa dëshirën e personit, prandaj ata edhe individualisht kanë faj por kanë faj edhe si shtet.

Flora Brovina në Frontal T7

Nuk e kam pritur që deputetët të reagonin e vërteta është e vërtetë dhe ne shumë kemi heshtur për të vërtetën. Argumenti flet më shumë se sa fjalë prandaj të vërtetën  e dëshmuam me argumente. Nuk është e vërtetë që këto fotografi I kam ekspozu publikisht për herë të parë normal që e kam lejen e familjarëve të këtyre njerëzve, grave ose vajzës që ekspozova mirëpo më befasoi reagimi I kolegevë të mi, sepse ne po duam ta dëshmojmë gjenocidin atë nuk mund ta fshehim.

Edhe ta dëshmosh të vërtetën për të dëshmuar gjenocidin edhe ta fshehësh gjatë këtyre 20 vjetëve kur kam folur për gratë e dhunuara kam folur për personat e zhdukur që u karbonizuan në varreza masive disi zëri im nuk dëgjohej edhe helmimet masovike me helme neurotoksike të argumentuara nga individët edhe në çartet ndërkombëtare të hyjnë në rezolutë.

Sigurisht prej nanës kam marrë leje kam marrë edhe prej personit në fjalë unë edhe ashtu e kisha mshefë. E pashë në media një rrenë të vërtetë që familja ka reagu nuk është e vërtetë nuk është e vërtetë sepse askush se dinë nga është kjo gru dhe kush është kjo gru kjo është vetëm reklamë e ndonjë shoqate apo ndonjë individi.

Kam fakte tjera sepse unë deri në burgosje në prill të vitit 1990 prej fillimit të luftës edhe më herët prej viteve 90 kur kanë ndodh helmimet kam punuar tërë kohën vullnetarisht dhe jo vetëm unë por me ekipe.

Jo por Haga ka reagu në dëshmitë e mia e kanë pru ekspertin kanë ardh e kanë pa edhe pse shumicën janë zhduk të dhënat duke i fshehur shumë mirë unë jam burgosë por të dhënat e mia nuk janë burgosë, historitë e këtyre njerëzve qofshin fëmijë qofshin të rritur.

Flora Brovina flet për Pressing të T7

E vërteta është ajo që e thashë në Tribunën e Kuvendit të Kosovës. Fotografia është gjetë të ushtari i vrarë në aparatin e tij, dhe e dëshmon dhunën sepse ushtarët e Serbisë përveç se kanë dhunuar kanë incizuar edhe dëshmi për t’i keqpërdorur ato.

Po thash edhe jo tani po edhe më herët. Më vjen keq që po merren organizatat që kanë lindur pas luftës po merren me thashetheme të tilla dhe shpifje, sepse rastet që unë i kam trajtuar së bashku me ekipet e mia sepse nuk është një ekip janë të kohë së luftës dhe jo se unë kam dashtë të merrem me këtë po më është imponu nga vetë situata. Më intensivisht jam marrë me qendrën për rehabilitim të nënës dhe fëmisë por pa zhurmë dhe pa reklama sepse këto nuk kam dashtë t’i trajtoj në opinion.

Asnjë nga këto nuk mundet të thotë se ikim keqpërdorur as për vota për deputetë kurrë nuk kam institut që ato të votojnë për mua. Sa I përket me zyrën për personat e dhunuar unë bashkëpunoj. Organizatat kanë lind me iniciativën time e në coftë se ato e keqpërdorin autoritetin tim më vje keq pse sillen kështu.

Më vjen keq po kjo nuk është e vërtetë sepse realisht e di ngjarjen ku ka ndodhë, sepse me portale unë gjithashtu lexova se mund të ketë ndodhur në Rahovec, nuk është e vërtetë që ka ndodhë në Rahovec sepse rrjedhës së të pavërtetave iu bashkohet edhe ajo që kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Kosovë, Fotografitë mund të jenë bë nga ndonjë ushtarë tjetër që i ngjasin pikërisht kësaj ngjarje që unë e vërtetova. Dhe mund të cilësoj sit ë tilla vetëm armiku jonë kërkush tjetër. Po e njëjta tash mundet me qenë në coftë se është bërë se këta po besoj nuk kanë qenë vetëm tre ose katër ushtarë e megjithatë është kry, mund të jenë bërë edhe tjera e këto rrethana nuk e di.

A mendoni se mu mund të më shtyjë dikush të bëjë diçka. E kam publiku, e shifni se e kam publiku në një konferencë ndërkombëtare që është mbajtë për këtë temë të grave që është marrë me trajtimin e grave në lokalin Natë e Ditë edhe në një konferencë ndërkombëtare që është mbajtë në Qeverinë e Kosovës. Unë vetëm këtë e di se e vërteta, serbët përgatiten më fortë që ta kundërshtojnë të vërtetën.

Këtë nuk e vërtetoj sepse mijëra gra nuk janë të regjistruara, ka plotë që nuk janë regjistruar. Për të gjitha këto do të bisedoj me prokuroren e shtetit dhe nuk është mirë që të publikohen mandej të bëhen mediale e të keqpërdoren informatat. E vërteta është se kështu janë trajtu gratë kur janë dhunu këtë e kam thënë jo një herë në parlamentin e Kosovës. Familjet tona kanë bartë peshën e dhunës dhe në mënyrë indirekte jo pak janë traumatizu edhe mashkujt në pamundësi që t’i mbrojnë ato. Kam edhe raste që kanë vdek nga traumat që i kanë përjetu.

Më vjen keq për këto paragjykime sepse nëse aludoni te njerëzit e subjektit tim politik, ky paragjykim nuk na qon kurrkund sepse as se kam ditë se çka do të prezantojë, mund të i pyesni secilin.

E pash reagimin e presidentes dhe u befasova nga ajo që e dinë sa ju kam përkushtuar këtyre grave. Ajo ka qenë në qendrën time e ka pa pozitën me fotografi dhe e dinë se sa kjo punë e imja është jetësore dmth sa me vëmendje dhe me shpirt i kam trajtu këto gra.

Pasi që të pushoj nga ju do të lajmëroj rastin te prokurori dhe do t’i përgatis edhe të dhëna tjera që mos me humbë kohë një nga  një.

Flora Brovina në TV Dukagjini

Më vjen keq për këtë lajm sepse fare fare nuk e besoj se është e vërtetë madje është keqpërdorim I atyre që janë kundër dëshmive sepse e di ku ka ndodhë dhe nga kush e kam marrë fotografinë. Është e vërtet që serbët kanë incizuar filma me gratë e dhunuar dhe i kanë përdorur në filma pornografik. Mund të jetë edhe burim tjetër por kjo është e vërteta.

Ma përpara vitit 2006 nuk është publikuar, është publikuar në një konferencë ndërkombëtare që është mbajtë në një konferencë në Qeverinë e Kosovës e në një konferencë tjetër kjo gjendet në Google në restorantin Natë e Ditë.

Nuk kërkoj falje sepse e di ngjarjen që është e vërtetë.

Fotografinë e kam marrë jo vetëm nga familjarët por edhe nga institucioni i besueshëm…Nuk kërkojë falje sepse e di që ngjarja është e vërtet. Fotografia është e vërtet.

Përsëris deklaratën që e kam thënë më vjen keq sepse fotografitë e tilla gjatë luftës në mesin e tyre edhe një kasetë që është incizuar në rrethin e Vushtrrisë iu është dorëzuar gjatë luftës prokurores në Hagë.

Kush është burimi dhe ku ka ndodhur do të ia them prokurores me të cilën tanimë kam kontaktu, pse skam thanë sepse shumë dëshmi nga këto filma e dëshmi të lloj lloj llojshme që janë dorëzu në Eulex sikur janë humbur edhe kaseta që e përmenda iu është dorëzu Tribunalit të Hagës po se kam parë që është përdorur. Është atmosfera ku mund të pritet.

Flora Brovina për Telegrafin

“Fotoja është në Kosovë, ndërsa informatat tjera të gjitha janë rrenë. Edhe kur kanë thënë është nga Rahoveci është rrenë. Ata munden çdo kund ta qesin atë foto sepse ka shërbime të ndryshime në Kosovë, dhe mediat po bien pre. Nuk më intereson hiç sepse është rren që po flitet për këtë informatë. Ajo nuk mund të identifikohet fare sepse unë ia kam mbuluar fytyrat dhe vendin e di vetëm unë”, ka thënë ajo.

Flora Brovina pas intervistimit në Prokurori

“Ju thash se nënkryetarja e komisionit për persona të zhdukur që ka qenë në atë kohë ma ka dhënë. Këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve të tjera që nga viti 2003. Tash pas shumë kohësh të dal ky dokument që nuk është i vërtetë.. më vjen shumë keq, ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj edhe për fajësinë time që nuk e kam verifikuar në momentin e fundit. Me dy personat që e kam ndarë ngjarjen ka qenë se më është thënë që kjo ngjarje ka ndodhë diku në Dukagjin dhe ashtu më është thënë mua si kryetare e komisionit. Personi në fjalë që më ka thënë kështu ka qenë aktivist i të drejtave të njeriut dhe emrin nuk ja di sepse e kam harru dhe nënkryetarja e komisionit ka qenë Mevlude Saraçi, me të cilën kemi bashkëpunuar shumë ngushtë dhe kemi bërë shumë punë të mëdha në zbulimin e varreve masive në Batajnicë dhe Petro Vesello. Ajo ma ka pru zarfin dhe më ka thënë që kjo grua është 35 vjeçare. Ndërsa, personi me të cilin kam komunikuar me telefon unë e kam pyetur se a mund ta përdorë fotografinë, ai më tha, po, po e kam verifikimi. Unë thash se ideja.. ai nuk e ka ditë rastin (fjala është për Kadri Veselin), unë kam pasur shumë dokumente me vete dhe duhet të zgjedhja se cili dokument do ta paraqiste më së miri gjenocidin serb. Kam pasur shumë dëshmi, përveç të tjerash ka pasur edhe persona të dhunuara edhe dosje të tyre por nuk doja me i publiku. Jam në disponim për çdo gjë. Në cilësinë e dëshmitares dhe unë i kam tregu të gjitha. Jam ne disponim për çdo gjë, sepse përmbi mu është shteti im, liria e shtetit tim, e vërteta e tragjedisë së Kosovës, unë jam person i parëndësishëm, nuk është më rendësi”.    

Te fundit


Kthehu lart