Si e publikoi gabimisht Gjermania një dokument rreth vaksinës për koronavirus - Gazeta Express
string(77) "si-e-publikoi-gabimisht-gjermania-nje-dokument-rreth-vaksines-per-koronavirus"

Si e publikoi gabimisht Gjermania një dokument rreth vaksinës për koronavirus

Gazeta Express

13/08/2020 7:18

Instituti i lartë i Gjermanisë për sëmundje infektive ka “tërhequr” dokumentin e tij, i cili pretendonte se një vaksinë mund të ishte e disponueshme këtë vjeshtë.

Sipas Deutsche Ëelle, Instituti Robert Koch (RKI) tha që dokumenti ishte postuar gabimisht dhe e hoqi atë nga faqja e internetit e tij.

Lexo Edhe:

Dokumenti, i cili tani është hequr nga faqja e internetit e institutit, ishte një version i vjetër i një dokumenti që po punohet nga agjencia, tha një zëdhënëse e RKI.

Ndryshe, më parë të mërkurën, RKI lëshoi dokumentin ku thuhej se një vaksinë mund të ishte në dispozicion qysh në fillim të kësaj vjeshte.

Sipas DË, gabimi i RKI vjen mes shqetësimeve në rritje në Gjermani për infeksione në rritje.

Më herët të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të mbeten vigjilentë pasi vendi njoftoi rritjen më të lartë të ditës të rasteve me coronavirus, që nga 9 maji. /Telegrafi/

Instituti gjerman sjell një lajm të mirë: Vaksina ndaj coronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë

Instituti kryesor i sëmundjeve infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër coronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, por paralajmëroi se mund të zgjasë më shumë për të kontrolluar pandeminë.

 “Parashikimet paraprake bëjnë që disponueshmëria e një ose disa vaksinave të duket e mundur deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e tij të internetit, duke përmendur një përpjekje globale për të sjellë imunizime në treg.

Megjithatë, instituti në fjalë, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, paralajmëroi se “do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh që një vaksinim nga vjeshta e vitit 2020 mund të kontrollojë pandeminë”.

Ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve virale ose sepse produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër, shtoi instituti.

Firma gjermane bioteknike BioNTech (BNTX.O), e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer (PFE.N) mbi një vaksinë të re, të martën përsëriti se synoi të paraqiste autorizim emergjent ose aprovim qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.

Gjithashtu atë ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që tha se dha miratimin rregullator për një vaksinë COVID-19, pa prodhuar të dhëna për testet në fazën e vonë, gjë që ngriti shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

Ndryshe, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës.

Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet, shkruan REL.

Ai ka thënë për Radion Deutschlandfunk se rritja e numrit të të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.

Ai ka shtuar se “kjo duket se – nëse nuk përkujdesemi të gjithë – mund të rezultojë me dinamikë të sigurt”, dhe rikthim të pandemisë.

Instituti gjerman, Robert Koch, që mbledh të dhënat për coronavirus, ka regjistruar 1,226 infektime të reja të mërkurën.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë prej fillimit të muajit maj.

Spahn ka përsëritur thirrjet për vendosje të maskave dhe mbajtje të distancës.

Gjermania është lavdëruar për mbajtje të pandemisë nën kontroll për një kohë të gjatë, mirëpo lehtësimi i masave të kufizimit dhe kthimi i udhëtarëve javët e fundit ka ndikuar në rritje të numrit të të infektimeve.

Ky vend ka regjistruar 218,519 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi. Prej tyre, 9,207 persona kanë vdekur.