Si e pritën bashkëvendësit e Avdullah Hotit emërimin e tij si kryeministër - Gazeta Express
string(75) "si-e-priten-bashkevendesit-e-avdullah-hotit-emerimin-e-tij-si-kryeminister1"

Gazeta Express

03/06/2020 20:24

Si e pritën bashkëvendësit e Avdullah Hotit emërimin e tij si kryeministër

Gazeta Express

03/06/2020 20:24

Banorët e fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit përkrahin kryeministrin Avdullah Hoti, që vjen nga ky vendbanim.  

Kjo rrugë të qon për në shtëpinë tij.

Lexo Edhe:

E këtu Avdullah Hoti kaloi një periudhë të gjatë të jetës.

Por, Hoti kishte vendosur që ta lërë fshatin Ratkoc  për të vazhduar shkollimin e tij.

Ai më pas u bë një nga figurat më të njohura politike në Kosovë.

Megjithatë Hoti asnjëherë nuk i ndali vizitat në këtë fshat.

Ndërkohë, nga kjo e mërkura, vizitat e tij do të jenë ndryshe.

Kjo pasi, Avullah  Hoti tashmë ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Në fshatin e lindjes Hoti, në zgjedhjet e fundit kishte marr vetëm 300 vota.

Por, fakti se ai u zgjodh kryeministër i gëzoi bashkëfshatarët e tij.

 ‘’ Për me pas titullin e kryeministrit duhet me qenë të gëzun është privilegj për atë fshat ne ndihemi shumë rehat, është një njëri i qetë komunikativ, bashkëpunon me të gjithë’’, thotë Ibrahim Hoti, banor në Ratkoc

E fqinjët thonë të Hotin e njohin si një njeri të urtë, e të sjellshëm.

 ‘’Na e kemi kojshi, vec mirë për to dijmë gjë prej tij skemi është shumë i sjellshëm për cdo vikend vjen këtu e viziton fshatin, e livdojnë gjë tkeqe prej tij s’ka’’, thotë një banore, fshati Ratkoc

Ndërsa një banor i këtij fshati ka kohë që nuk e ka takuar Avdullah Hotin.

Por, zgjedhja e tij si kryeministër e surprizoi atë.

‘’Kush e ka nafak hin në vend të Albinit, Avdullah Hotin kur  u kon i vogël, mo kur u rritë, se kom pa. Po pse mos mu bo kryeministër’’

Ndërkohë, në Komunën e Rahovecit pati edhe qytetar që nuk iu gëzuan këtij lajmi.

 ‘’ Jemi pro kësaj qeverie na kryeministrin e kemi pas dhe ka qenë shumë i suskseshëm, nuk ka pas afat tmadh ai, si kryeministër sa kanë pas kta mandatet që 20 vite e skanëbo kurgjo hic. Për Avdullahin është njeri i mirë i shkollum , por nuk ka rol të madh ai, e kanë qitë sa për fitime prapa zgjedhore, ai si Vjosa e kanë pas e kanq qit për me fitu votat edhe zgjedhjet etdhe mund të thenm që ai ska rol, vec e kanë qit për figur, është i mençëm i shkollum por ska me pas  rol si kryeminstër’’, thotë një banor tjetër.

E në qytet u panë edhe qytetar të cilët po nënshkruanin peticionin’’ Duam Zgjedhje’’, duke kundërshtuar qeverinë Hoti.

‘’ E kom nënshkruar këtë peticion se për mu nuk vlen kjo , këta që do të vijnë në pushtet, qaj kryeministër duhet me vazhdua atë punën, që e ka vazhdu deri tash,  i suksesshëm’’

Kjo nuk ishte hera e parë që Avdullah Hoti, synoi pozitën e kryeministrit.

Madje në vitin 2017 i kishte hyrë kësaj gare, porse kishte përfunduar si i treti pas Ramush Haradinaj e Albin Kurtit.